Ballina Aktualitet Lajme Art Latifi nga Kumanova i pari në garat shtetërore në fizikë, rrugëtimi...

Art Latifi nga Kumanova i pari në garat shtetërore në fizikë, rrugëtimi i tij vazhdon në garat ndërkombëtare në Lisbonë (FOTO)

Art Latifi, nxënësi i vitit të tretë të gjimnazit “Sami Frashëri” nga Kumanova nuk ka të ndalur në arritjen e rezultateve fascinuese dhe shpresëdhënëse në garat në lëndë të ndryshme.

Në një konkurrencë të fortë Arti e mori vendin E PARË në garat në nivel shtetëror të Republikës së Maqedonisë nga lënda e FIZIKËS (Optika dhe Fizika NUKLEARE), të cilat u mbajtën sot.

Ky rezultat shumë domethënës dhe impozant kurorëzon angazhimin disamujor të Artit, i cili po dëshmon se me vetëmohim dhe me punë të palodhur arrihen rezultate dhe suksese kulmore në fushën e dijes. Suksesi i arritur i hap rrugën e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare nga lënda e Fizikës që do të mbahen këtë vit në Lisbonë të Portugalisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews