Ballina Shëndeti Arsyet e mundshme përse bebja ka gazra dhe metodat që qetësojnë dhimbjet...

Arsyet e mundshme përse bebja ka gazra dhe metodat që qetësojnë dhimbjet e barkut

A e keni parë fëmijën tuaj që t’i ngrejë këmbët në gjoks madje edhe kur qan? Ai mund të ketë probleme me gazrat, që i shkaktojnë shumë dhimbje.

Këtu janë arsyet e mundshme përse fëmijët ndihen të fryrë:

1. a) Furnizimi me qumësht

Nëse keni shumë qumësht gjiri, kjo mund të shaktojë fryrje tek fëmijët.

1. b) Intoleranca e laktozës

Ka fëmijë që janë intolerantë ndaj laktozës, që do të thotë se nuk mund të pijnë shumë qumësht.

1. c) Ushqimi që ka ngrënë nëna

Një ushqim i caktuar që keni ngrënë mund të shkaktojë që fëmija juaj të ketë gazra. Për shembull, produktet e qumështit që keni konsumuar më parë mund të krijojnë probleme me tretjen e fëmijës.

Përpiquni të lehtësoni dhimbjen e fëmijës duke përdorur këto metoda:

1. Zhvendoseni në një pozicion tjetër
Ndryshimi i pozicionit të foshnjës mund të ndihmojë në heqjen e gazit në bark.
2. Masazhojeni

Kapni këmbët e fëmijës, dhe lëvizni nga lart poshtë, sikur imitoni çiklizmin. Kjo ndihmon lëvizjen e gazrave nga barku i tij.

3. Kontrolloni pozicionin e gjidhënies
Sigurohuni që ta mbani drejt fëmijën. Koka duhet të jetë në një drejtim me barkun, sepse po të jetë më lart, krijon vëshirësi në frymëmarrje.

4. Goditini lehtë në shpinë pas ushqyerjes

Kjo e ndihmon të nxjerrë gazrat.
5. Ndryshoni pajisjet që përdorni
Ndryshimi i biberonit me një tjetër që nxjerr më ngadalë qumështin, ndihmon në reduktimin e sasisë së gazit të formuar.
6. Dush me ujë të ngrohtë

Dushi i ngrohtë jo vetëm që i qetëson fëmijët, por edhe lehtëson gazrat.
7. Ushqejini përpara se t’i ketë marrë uria shumë

Të ushqyerit pak para se të fillojnë të qajnë mund të parandalojë sasinë e madhe të gazrave.
8. Medikamentet
Nëse fëmija ka shumë dhimbje për shkak të gazrave, konsultohuni me mjekun dhe merrni ilaçet e nevojshme. pernenat.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews