Ballina Aktualitet Lajme ANALIZA: Një Luftë më e Ftohtë me Rusinë?

ANALIZA: Një Luftë më e Ftohtë me Rusinë?

Përtej shfaqjeve të jashtme, dëbimet hakmarrëse ruse të diplomatëve amerikanë dhe diplomatë të tjerë ndoqën modelin e vjetër të Luftës së Ftohtë: Një veprim sovjetik do të nxiste masa ndëshkuese perëndimore. Moska do të mohonte çdo keqbërje, do të deklaronte veten si të viktimizuar nga një Perëndim me dy fytyra dhe do të godiste me masa të njëjta. Për shembull, kur Shtetet e Bashkuara bojkotuan Olimpiadën e Moskës në vitin 1980 gjatë pushtimit të Afganistanit, Bashkimi Sovjetik udhëhoqi bojkotin e Bllokut Lindor të Lojrave të Los Angjelos katër vjet më vonë. Dhe kështu po ndodh përsëri, në Rusinë e Vladimir Putinit.

Putin e ka përqafuar plotësisht qasjen e vjetër të Kremlinit për të shmangur keqbërjet, qoftë duke goditur një avion malajzian, duke vrarë Aleksandër Litvinenko, ose duke pushtuar Krimenë, ose duke luftuar në Ukrainën lindore, ose duke u përfshirë në ndërhyrje kibernetikë në zgjedhjet perëndimore ose duke dopuar atletët olimpikë. Ose duke përdorur një armë kimike vdekjeprurëse për të helmuar një agjent të dyfishtë dhe vajzën e tij në një qytet provincial në Angli.

Deri më tani, kemi një déjà vu nga e para. Por ekziston një ndryshim dhe është potencialisht i rrezikshëm. Gjatë Luftës së Ftohtë, Moska dhe Uashingtoni e kuptuan se armiqësia e tyre ideologjike dhe arsenalet bërthamore duhej të ishin të përmbajtura, kështu që ata folën përmes kanaleve dytësore dhe përmes një “linje telefonike” për të parandaluar krizat e papritura nga shkaktimi i konfrontimeve, punuan për çarmatim dhe mbajtën takime të rregullta në të gjitha nivelet, deri në krye.

Një linjë telefonike ushtarake ende vepron për të shmangur përplasjet mes forcave amerikane dhe ruse në Siri, por ndërsa tensionet u rritën javën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, sugjeroi se ishte koha për të ringjallur kanalet e komunikimit dhe kontrollit të Luftës së Ftohtë. “Ato mekanizma janë çmontuar”, tha ai. “Unë besoj se mekanizmat e këtij lloji janë të nevojshme përsëri”.

Rusia post-komuniste nuk është dukshëm armiku që dikur ishte Bashkimi Sovjetik. Gjatë gjithë rrëshqitjes së ngadaltë të Rusisë drejt autoritarizmit, ka mbetur një shpresë se marrëdhëniet me Moskën mund të rivendosen, siç bëri Hillary Clinton dhe si Presidenti Trump duket i gatshëm të bëjë. Dhe ndërkohë që përpjekja e zotit Putin për të rivendosur ndikimin dhe fuqinë ruse – siç dëshmuam me zbulimin e tij me krenari të një rakete ndërkontinentale në mars që “mund të arrijë çdo pikë në botë” – është një jehonë e sjelljes sovjetike, Rusia gjithashtu ka pësuar një transformim të konsiderueshëm që nga viti 199.1 Rusët udhëtojnë gjerësisht dhe kanë akses pothuajse të pakufizuar në informacion dhe teknologji dhe ekonomia komanduese sovjetike i ka hapur rrugë konsumit shumë më të madh.

Më e rëndësishmja, nuk ka konsensus perëndimor mbi Rusinë, të llojit që kishte kundër Bashkimit Sovjetik. Politikanët evropianë si Kryeministri Viktor Orban në Hungari apo Presidenti çek Milos Zeman janë admirues të hapur të Putinit, dhe marrëdhëniet e Presidentit Trump me Kremlinin janë një pikëpyetje kryesore. Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar 60 diplomatë rusë dhe kanë mbyllur konsullatën ruse në Seattle, zoti Trump nuk ka komentuar krizën, as edhe kur ai e telefonoi z. Putin javën e kaluar për ta përgëzuar për rizgjedhjen e tij ose që prej asaj kohe.

E gjithë kjo e bën konfrontimin e tanishëm më pak të parashikueshëm se sa historitë e së kaluarës sovjetike. Si Britania ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë lënë hapur mundësitë për veprime të mëtejshme kundër Rusisë, ndaj të cilëve Moska do të reagojë në mënyrë të pashmangshme dhe përkeqësimi i marrëdhënieve mund të ndikojë në përpjekjet për të gjetur baza të përbashkëta për Sirinë apo terrorizmin islamik.

Kjo, megjithatë, nuk është një argument për të mbyllur një sy kur Rusia shkel normat më thelbësore të sjelljes ndërkombëtare. Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik i vjetër, gjë që e bën gjithnjë e më të domosdoshme që Perëndimi të dërgojë një mesazh të qartë se marifetet dhe dredhitë e vjetra i përkasin kutisë së plehrave të historisë.

Ish agjenti i K.G.B.-së brenda z. Putin mund ta konsideroj si të patolerueshme që një agjent i dyfishtë të jetoj i qetë në Britani, por duhet t’i bëhet e qartë atij se Perëndimi do të bashkohet me fuqi të plotë – po, përfshirë edhe Amerikën e Trump – kur armët më të frikshme të Rusisë përdoren në një qytet të qetë anglez./The New York Times – Lexo.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews