Ballina Bota Analiza ANALIZA: James Mattis është si një hero i lashtë romak

ANALIZA: James Mattis është si një hero i lashtë romak

Nga Robert Zaretsky

Që nga zgjedhjet e vitit 2016, krahasimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Romës së lashtë janë të shumta, të motivuara më shumë nga analogjia midis Presidentit Donald Trump dhe Perandorit Nero. Komentuesit janë përqendruar në tiparet e teatralitetit, brutalitetit, solipsizmit, narcizmit, mizorisë dhe dobësisë që këta burra duket se kanë.

Megjithatë, ka një problem me këto krahasime: materiali i tyre burimor. Shumica janë bazuar në punën e Suetonius si arsenalin e tyre të njohurive mbi Nero-n. Autori i The Lives of the Twelve Caesars, Suetonius, ishte Michael Wolff i antikitetit: një kronist i çuditshëm dhe i guximshëm i frikave dhe urrejtjeve në Romën perandorake. Tregimi i tij për Caligulën që planifikonte të bënte një kalë një prej konsujve të tij dhe Nero-s duke kënduar ndërsa Roma digjej, e bën leximin sensacional dhe magjepsës, ashtu siç bën përshkrimi i Wolff-it për Trump që ha hamburgerë në shtrat dhe paralajmëron shërbëtorin që të mos prekë furçën e dhëmbëve, në librin e tij Zjarr dhe Tërbim. Nëse këto janë në fakt të vërteta, është një çështje tjetër, më pak premtuese.

Kushdo që dëshiron të kuptojë kompleksitetin, etik dhe praktik, të paraqitur nga sundimi i paqëndrueshëm dhe jo serioz ndaj Nero-s – dhe si rrjedhojë të Trump – do të ishte shumë më mirë të konsultohej me shkrimin e bashkëkohësit pak më të vjetër të Sustoniusit, Tacitus, shkrimet Annals dhe Histories e të cilit influencuan thellësisht shkrimtarë nga Machiavelli dhe Montaigne deri në Edward Gibbon dhe David Hume. Duke gjykuar nga sjellja e tij në kabinetin e Trump – dhe zakonet e tij të mirë-dokumentuara – Sekretari i Mbrojtjes James Mattis mund të ketë bërë pikërisht këtë.

Publius Cornelius Tacitus do të kishte kuptuar më mirë momentin politik të pasigurt të amerikanëve se sa shumica, duke u rritur gjatë mbretërimit të Nero-s dhe duke shërbyer si senator nën pasardhësin e tij më të fundit, Domitian-in, i cili ishte po aq i rrezikshëm, edhe pse më pak i njohur. Mizor dhe dinak, Domitiani nënçmoi institucionet e republikës dhe dëmtoi ligjet e saj. Në të njëjtën kohë, ai krijoi një kult të personalitetit duke ofruar bukë dhe shfaqje cirku njerëzve, duke nisur lojëra me gladiatorë gjatë netëve që përfshinin luftëtare femra. (Ai gjithashtu ishte i fiksuar me faktin që nuk kishte flokë dhe mbante një parukë për paraqitjet publike).

Për Tacitus, kjo nuk ishte arsye për të qeshur: Domitiani ishte i shpejtë në dëbimin ose vrasjen e kritikëve të tij. Por Domitiani dhe Nero paraqitën një kërcënim më të fshehtë ndaj Romës: sjellja e tyre i frymëzoi të tjerët që të mos i sfidojnë, por t’i kopjojnë ato. Tacitus shkruan në Annals që ishte sikur senatorët dhe zyrtarët e tjerë “ishin të infektuar, për të mos folur, sikur nga një sëmundje”, duke udhëhequr shumë prej tyre për të mos sfiduar burimin  e këtij infeksioni, perandorin. Në të njëjtën kohë kur ata ishin të zënë duke e përmbysur rendin e vjetër, Nero dhe Domitiani po krijonin mundësi të reja për ata që dëshironin të përfitonin prej tyre. Tacitus pranoi se rreziku më i madh nuk ishte me absolutistët, por me oportunistët për të cilët serviliteti paguhej mirë.

Për ata që nuk donin të bënin kështu, çfarë duhej bërë? Ndërsa Suetonius (dhe Wolff) na tregon atë që tashmë dimë për sundimtarët tanë, Tacitus na tregon se çfarë duhet të dimë për veten tonë dhe për detyrat tona.

Kush jemi ne, dhe cilat janë ato detyra? Mund të përpiqemi, për shembull, të imitojmë Thrasean. Ndërkohë që senatorët e tjerë po përgëzonin me nxitim Nero-n për urdhërimin e vrasjes së nënës së tij Agrippina, një Thrasea i neveritur, i cili sipas historianit Cassius Dio, “nuk mund të thoshte atë që do të dhe nuk do të thoshte dot”, u ngrit dhe doli jashtë Senatit. Përbuzja i Thraseas për Neron – i pasqyruar në thënien e tij stoike “Nero mund të më vrasë, por ai nuk mund të më dëmtojë” – e çoi atë drejt vetëvrasjes.

Megjithatë, Tacitus, ndërsa raportoi për veprat e dëshmorëve republikanë si Thrasea, nuk këndoi gjithmonë lavdërimet e tyre. Të ndërmarra nën syrin e lavdisë, akte të tilla ishin eventualisht po aq egoiste sa ishin qëndrimet groteske të Nero-s. Në fund, Tacitus na thotë, gjithçka që Thrasea arriti ishte “t’i sillte vetes rrezik pa fituar lirinë për të tjerët”.

Por ka mënyra të tjera për të vepruar me bindje, këmbënguli Tacitus. Shërbimi nuk është servilizëm, ashtu si nderimi nuk është nënshtrim. Tacitus vlerësoi ata romakë, të cilët si vjehrri i tij, Agricola, vepronin nën Domitian-in jo vetëm me energji, por edhe me një ndjenjë përgjegjësie dhe devotshmërie. Në prag të një beteje të rëndësishme në Britani, Agricola u tha legjioneve të tij: “Shanset tona më të mira për siguri qëndrojnë në kryerjen e detyrës tonë”. Për të, detyra republikane nuk ishte për një individ, por për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Romës. Si rrjedhojë vjen dhe pohimi i njohur i Tacitit se “madje edhe nën perandorët e këqij mund të ketë burra të mëdhenj”. Madhësia matet më pak nga një “vdekje mahnitëse” si të Thraseasit (ose të Seneca-s), por më shumë nga një “sjellje e pakuptueshme” që siguronte sigurinë e perandorisë.

Mund të ishte rasti, që nëse Tacitus ishte gjallë sot, se do ta shkarkonte Jeff Flake si një imitim të zbehtë të Thraseas Paetus. Senatori i Arizonës ka thyer marrëdhëniet publikisht me Trump dhe i ka paralajmëruar republikanët e tij kundër marrëveshjes Faustiane që kanë hyrë në mënyrë që të mbeten në pushtet. Ndërsa Flake nuk i ka prerë venat e tij ashtu si Thrasea, ai, ashtu si homologu i tij romak, ka preferuar një dalje të lavdishme nga Senati në vend të një përpjekje më të lavdishme për të luftuar për atë që është e drejtë (në çdo kuptim të fjalës) nga brenda. Në fakt, shumë kritikë do të argumentonin që Flake, me dështimin e tij për të përdorur votën e tij për të kundërshtuar sjelljen e Trump, nuk luftoi me të vërtetë fare.

Në të kundërt, Tacitus do të gjente një luftëtar tjetër dhe më efektiv në personin e Sekretarit të Mbrojtjes Mattis. Deri tani, shumë prej nesh e dinë që gjenerali në pension mbante një kopje të meditimeve të Marcus Aurelius me vete gjatë turneut të tij në detyrë në Irak. Por, që nga hyrja në administratën e Trump, Mattis duket se ka rrëmbyer një botim të veprave të Tacitus nga biblioteka e tij e madhe personale. Ashtu si Agricola, ai mishëron një etikë shërbimi – një që është qytetare dhe ushtarake – të cilën Shteteve të Bashkuara i duhen jashtëzakonisht shumë.

Konsideroni takimin famëkeq të Trump-it vitin e kaluar me sekretarët e kabinetit të tij, të cilët – përpara kamerave – mposhtën njëri-tjetrin në falënderime ndaj presidentit për mundësinë për t’i shërbyer atij. Për ta cituar Tacitus, një lajkatim i tillë i dukshëm dhe i hapur, mund të rriste arrogancën e presidentit. Por Mattis ishte një përjashtim i dukshëm në këtë festë të ndjeshmërisë dhe të gënjeshtrës. Në vend që të falënderonte Trump, Mattis në vend të kësaj falënderoi burrat dhe gratë në Departamentin e Mbrojtjes për shansin për t’i përfaqësuar ata, duke shprehur mirënjohjen e tij për sakrificat e bëra nga ushtarët e SHBA-së në emër të diplomacisë së saj.

Ai nuk ka lëvizur kurrë nga ky model i përmbajtjes. Ndryshe nga ish-Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, Mattis nuk di të thërrasë komandantin në krye një “idiot të ndyrë” kudo tjetër përveç kuzhinës së tij. Ndryshe nga ish-këshilltari për sigurinë kombëtare, H.R. McMaster, Mattis e di se është një braktisje e detyrës që të largohesh nga komandanti i përgjithshëm në mënyrë që të mbrojë gënjeshtrat e tij. Ndryshe nga Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, kapja e të cilit e pushtetit ka qenë vazhdimisht e dobët, Mattis nuk di të veprojë sipas dëshirave më përçarëse dhe më të tmerrshme të Trump. Në vend të kësaj, Mattis qartësisht nuk mburret për shënimin e pikëve kundër komandantit të tij në krye. Në vend që të merret me thëniet e Trump, ai punon prapa skenave për t’i moderuar ato. Ky ka qenë rasti me një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe njerëzit transgjinorë që shërbejnë në ushtri dhe organizimi i një parade të shtrenjtë ushtarake në Uashington. Falë moderimit të tij të studjuar, Mattis jo vetëm që ka siguruar një rritje prej 10 për qind të shpenzimeve ushtarake, por gjithashtu mbetet faktori konstant në një kabinet të karakterizuar nga çregullimi dhe terrori i kultivuar nga Trump.

Këtu ndoshta qëndron një mësim. Në vend që të përqendrohemi në qendrimet groteske të presidentit tonë, apo në sjelljen servile të vartësve të tij, do të bënim mirë të kujtojmë rolin jetik të luajtur nga zyrtarët e qeverisë si James Mattis. Do të jetë puna e atyre që janë të përkushtuar ndaj moderimit dhe detyrës që do ta mbajnë Donald Trump nën kontroll dhe, për të parafrazuar Tacitus, ta parandalojnë atë nga krijimi i një vendi të zbrazët dhe duke e bërë atë pjesë të perandorisë Trump./Foreign Policy – Lexo.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews