Ballina Lajme Rajoni Ambasadori anglez nga Shkodra: 700 shqiptarë të burgosur në Angli (VIDEO)

Ambasadori anglez nga Shkodra: 700 shqiptarë të burgosur në Angli (VIDEO)

Për ambasadorin britanik, Duncan Norman, dakordësia mes palëve politike të një vendi nuk është kriter për anëtarësimin e tij në BE.

Duncan Norman: “Vendimi përfundimtar do të merret në Qershor gjatë Këshillit të BE-ssë dhe në vetëvete fakti që ka mosdakordësi politike nuk e pengon një shtet që të bëhet pjesë e BE, nuk është një nga kriteret e anëtarësimit”.

Protestën e një dite më parë Norman e sheh si të drejtë e çdokujt, por asnjë kauzë nuk justifikon dhunën.

Duncan Norman: “Qëndrimi është që çdokush ka të drejtë të protestojë, por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore pasi asnjë shkak apo kauzë nuk e justifikon përdorimin e dhunës”.

Ambasadori tha se mes Shqipërisë dhe Britanisë po punohet për sekuestrimin e aseteve kriminale. Ai pohoi tha se 700 shqiptarë rezultojnë të burgosur në Britaninë e Madhe për veprimtari kriminale dhe 50 % e tyre janë nga qarqet veriore të vendit.

Duncan Norman: “Është shumë e qartë që një nga mënyrat efikase për të luftuar apo goditur kriminelët është pikërisht t’i godasësh atje ku u dhemb më shumë, tek financat e tyre”.

Pas fjalës së ambasadorit, kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka thënë se krimi në Shqipëri është në nivele shqetësuese, duke i kujtuar dhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për trafik ndërkombëtar droge./abcnews.al

Bonus video:
Loading...