Ballina Aktualitet Lajme AMBASADORI AMERIKAN: MAQEDONIA DHE GREQIA DUKEN TË INTERESUARA PËR TË GJETUR ZGJIDHJE...

AMBASADORI AMERIKAN: MAQEDONIA DHE GREQIA DUKEN TË INTERESUARA PËR TË GJETUR ZGJIDHJE PËR EMRIN

Ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt, ka deklaruar se janë të bindur se Maqedonia dhe Greqia, pas një kohe të gjatë të ngecjes, tashmë janë të interesuara për ta zgjidhur kontestin për emrin. Ai ka thënë se tashmë janë bërë përparime të mëdha për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve.

“Shpresojmë se ky progres do të qëndrojë, por koha do të tregojë. Është në interes të dy vendeve që të zgjidhjet kjo çështje. Mendojmë se zgjidhje e qëndrueshme do të jetë ajo që do të pranohet nga qeveritë e dy vendeve”, ka thënë Pyatt, gjatë një fjalimi para studentëve në Athinë. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews