Ballina Kuriozitete A e dini sa para harxhoni vetëm për kafe në vit? Mësojeni...

A e dini sa para harxhoni vetëm për kafe në vit? Mësojeni tani

Disa njerëz nuk mund të fillojnë ditën pa një filxhan kafeje por kjo varësi ndaj kafeinës mund t’ju kushtojë shumë më tepër sesa e mendoni.

Një kalkulator i ri në Britani llogarit se sa ju kushton pija juaj e preferuar çdo vit, duke marrë parasysh llojin e kafesë dhe sa shpesh e pinë atë gjatë javës, dhe shuma përfundimtare mund të jetë mjaft tronditëse. Kalkulatori zbuloi se blerja e kafesë disa herë në javë mund të shkojë qindra paund në një vit.

“Të varurit” pas kafesë, të cilët e shijojnë atë pesë herë në javë, llogaritet të shpenzojnë deri në 700 paund në vit, kjo e barabartë me qira mujore të një banese.

Blerja e një kafe ekspres çdo ditë, për shembull, shkon në një shpenzim mesatar prej 12.50 paund në javë ose gati 650 paund në vit, kjo sipas kalkulatorit të shitjes me pakicë të “Play like mum”.

Edhe blerja e një kafe filtër që kushton më lirë, llogaritur për pesë herë në javë shkon në një mesatare pre 9.75 paund në javë ose 507 paund në vit.

Çmimet bazohen në koston mesatare të kafesë tuaj të zgjedhur në Kosta, Starbucks dhe Caffe Nero.

Për të përdorur kalkulatorin, të fiksuarit pas kafesë duhet të zgjedhin pije të preferuar nga një menu, dhe pastaj futni numrin e ditëve që e konsumoni. Llogaritësi pastaj ju jep një shpenzim mesatar javor dhe vjetor.

Po në Shqipëri?

Në vendin tonë çmimi i kafesë, duke i marrë në tërësi kafe, ekspres, makjato, duhet thënë se nuk kemi një mesatare çmimesh. Për shembull një makjato në zona të ndryshme të Tiranës fillon nga 60 lekë në Kombinat deri te deri në 120 lekë në bllok, ndoshta edhe më shumë, në varësi të orarit.

Por nëse marrim një mesatare të një makjato që kushton 80 lekë, viti ka 52 javë.

Nëse një shqiptar pinë 5 kafe në javë, shpenzimi shkon 400 lekë në javë, dhe 20,800 lekë në vit (mund te gjesh edhe ndonjë apartament me qira me këtë çmim).

Por duke ditur që kafedashësit nuk e mbyllin ditën vetëm më një kafe, kostoja është shumë herë më e lartë, kjo krahasuar edhe me të ardhurat mujore të një shqiptari. /SCAN./

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...