Ballina Aktualitet Lajme 6 vjet burg për Boban Iliqin, dënohen edhe familjarët e Almirit (VIDEO)

6 vjet burg për Boban Iliqin, dënohen edhe familjarët e Almirit (VIDEO)

Gjykata e Kumanovë sapo shpalli aktgjykimin përmes të cilit të akuzuarit Boban Iliq i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë babai i Almirit, Sedat Aliu u dënua me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie.

“Është turp që për një vepër të këtillë serioze të shqiptohet dënim prej 6 vitesh. Gjykata nuk ka marrë parasysh shumë fakte, përfshi edhe jetën e vogëlushit Almir Aliu, madje që vendimi të jetë edhe më skandaloz, gjykata shqiptoi dënim edhe për babin dhe familjarët e Almirit”, Asmir Alispahiç, avokat duke konstatuar se ekziston problem serioz kur vjen në shprehje drejtësia ndaj përfaqësuesve të etnitetit shqiptarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews