Ballina Aktualitet Lajme 20 thënie të mençura të të gjitha kohërave

20 thënie të mençura të të gjitha kohërave

“Ai që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re” – Albert Einstein

“Lavdia jonë më e madhe qëndron jo në faktin që nuk dështojmë asnjëherë, por në faktin që ringrihemi çdo herë që dështojmë” – Konfuci

Nuk mund të jesh i vetmuar, nëse ty të pëlqen personi me të cilin je vetëm” – Uayne Dyer

“Kurrë mos prano të kanosesh për të heshtur, kurrë mos lejo të bëhesh viktimë. Mos prano përcaktimin e askujt për jetën tënde, përcaktoje ti veten tënde” – Robert Frost

“Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjeshtë të kërkosh dhe të gjesh të gjithë pengesat brenda vetes tënde, që ti ke ndërtuar kundër saj” – Rumi

“Disa njerëz vdesin që 25 vjeç, por nuk varrosen deri kur mbushin 75” – Benjamin Franklin

“Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza

“Pamja jote do të qartësohet, vetëm atëherë kur të mundesh të shohësh brenda në zemrën tënde. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet” – Karl Jung

“Njeriu është produkt i mendimeve të tij. Ai bëhet ajo që mendon” – Mahatma Gandhi

“Nëse luftojmë sy më sy, vetëm sa do e bëjmë gjithë botën të verbër” – Mahatma Gandhi

“Ajo që është mbrapa nesh dhe ajo që është përpara nesh, janë vogëlsira, në krahasim me atë që është brenda nesh” – Ralph Ualdo Emerson

“Ai që pushton vetveten është më i madh se sa ai që pushton një mijë njerëz në betejë” – Buda

“Ajo që më ndodh mund të më ndryshojë. Por unë refuzoj ta lejoj që të më zvogëlojë” – Maya Angelou

“Edhe ti vetë, ashtu si kushdo në të gjithë univers, meriton dashurinë dhe dhembshurinë tënde” – Gautama Buda

“Jeta tkurret ose zgjerohet, në përpjesëtim me kurajën tënde” – Anais Nin

“Mos shko aty ku të shpie shtegu, por shko atje ku nuk ka shteg dhe lër gjurmë” – Ralph Ualdo Emerson

“Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes” – George Bernard Shaw

“Ka vetëm dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është sikur asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është sikur gjithçka është një mrekulli” – Albert Einstein

“Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë” – Sokrati

“Sa herë e gjen veten në anën e shumicës, është koha të reflektosh dhe të ndryshosh” – Mark Twain

@tn.lajmelokale
@tetovanews