Ballina Aktualitet Lajme 15 thënie të fuqishme, për fuqinë e fjalës

15 thënie të fuqishme, për fuqinë e fjalës

Një fjalë vdes kur thuhet, thonë disa. Unë them se në atë çast, ajo nis të jetojë. – Emily Dickinson

Ngri fjalët jo zërin. Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullima. – Rumi

E gjithë urtësia njerëzore përmbahet në këto dy fjalë: prit dhe shpreso. – Alexander Dumas

Fjalët janë fotografi të mendimeve tona. – John Dryden

Një fjalë e re është si një farë e freskët, e mbjellë në tokën e diskutimit. – Ludvig Vittgenstein

Sa më i artikuluar të jesh, aq më të rrezikshme bëhen fjalët. – May Sarton

Sa shpesh ndodh që, fjalët e keqpërdorura shkaktojnë mendime të gënjeshtërta. – Herbert Spencer

Fjalët boshe si era, më mirë të lihen pa u thënë. – Homeri

Fjalët e ëmbla janë si sherbet. Pak të pëlqen, por shumë të vel. – Anne Bradstreet

Të gjithë ndryshimet e mëdha në botë vijnë nga fjalët. – Marjane Satrapi

Fjalët, një herë që printohen, kanë një jetë të vetën. – Carol Burnett

Kur do të mësosh se nuk ka një fjalë për gjithçka? – Nicole Krauss

Gjatë gjithë jetës time i kam parë fjalët, sikur të isha duke i ndeshur për herë të parë. – Ernest Hemingueji

Fjalët janë armë të fuqishme për të gjithë kauzat, të mira e të këqia. – Manly Hall

Gjithmonë i kam menduar fjalët si furnizime arti. – Douglas Coupland./fm/

@tn.lajmelokale
@tetovanews