Ballina Aktualitet Lajme 11 padi penale për personat e përfshirë në incidentin e një nate...

11 padi penale për personat e përfshirë në incidentin e një nate më parë në Reçicë të Vogël

Policia dorëzoi 11 padi penale për personat e përfshirë në zënkën e një nate më parë në Reçicë të Vogël ku jetën e humbi Naip Rexhepi nga Kumanova. Autori i veprës është akoma në arrati kurse katër persona tashmë janë pas grilave. Sipas elaborimit të policisë, personat e lartpërmendur, të ndarë në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të papërfunduara paraprake mes tyre, kanë arritur në Tetovë ku janë takuar në vendin kritik.

Të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të pajisur me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse disa prej tyre edhe me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera. Një konflikt fillimisht verbal, më vonë ka kaluar në zënkë fizike dhe përdorim të armës së zjarrit, nga të cilat më rëndë është lënduar Naip Rexhepi. Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Padia konsiston në veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë” kurse për disa prej tyre edhe “armëmbajtje pa leje”. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Nga MPB-ja thonë se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja plumbash, 3 koka të plumbave, gjurmë gjaku dhe një plumb i pa krisur.

Mbrëmë në ora 18:20 minuta është lajmëruar se ka pasur të krisura me armë zjarri në fshatin Reçicë e Vogël. Janë lënduar N.R dhe S.R nga fshati Bellanoc dhe F.M nga Çerkezi. Personit me iniciale S.R i është dhënë ndihma në spitalin e Tetovës, ndërsa N.R iu është nënshtruar plagëve. F.M për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike Spitalore në Shkup. Në lidhje me rastin e mbrëmshëm në fjalë janë arrestuar nga policia katër persona dhe po ndërmerren masa plotësuese për zbardhjen e plotë të rastit – deklaroi Toni Angellovski – Zëdhënës i MPB-së.

Siç flitet jozyrtarisht, të dy grupet kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm për udhëheqjen e degës së BDI-së në Kumanovë. Për këtë arsye edhe konflikti me pasoja tragjike ndodhi afër Selisë së BDI-së. Por këto informacione u mohuan kategorikisht nga integristët, të cilët përmes një kumtese hodhën poshtë zërat që kjo zënkë të ketë të bëjë më partinë. Në degën e BDI-së në Kumanovë, edhe në vitin 2015 ka pasur një zënkë ku humbi jetën Xhemail Rexhepi, i njohur si Komandant Shqiponja.
Padi penale nga MPB-ja

B. M.
I. M.

M. M.
N. M.
F. M.

H. M.
S. R.

H. K.
B. R.

R. D.
L. B.

Besian Leka/alsat

@tn.lajmelokale
@tetovanews