Ballina Shëndeti Zvicra zbret çmimet e mbi 400 medikamenteve

Zvicra zbret çmimet e mbi 400 medikamenteve

Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ka vendosur të ulë çmimet për një numër të konsiderueshëm medikamentesh. Sipas njoftimit të bërë nga BAG, fjala është për zbritjen e çmimeve të më shumëse 400 medikamenteve të cilat mbulohen nga sigurimi bazë i detyruar shëndetësor OKP, shkruan srf.ch.

Përmes këtij reduktimi të çmimeve pritet të kursehen rreth 190 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Potenciali më i madh i kursimit ndërkaq është te medikamentet për trajtimin e kancerit, të cilat në Zvicër kushtojnë relativisht shtrenjtë në krahasim me vendet tjera, bën të ditur BAG.

Zyra Federale për Shëndetësi, një herë në tri vite bën shqyrtimin e kushteve për pranim të listës së ashtuquajtur të specialiteteve. Në këtë listë futen të gjitha ato medikamente që mbulohen nga OKP.

@tn.lajmelokale
@tetovanews