Ballina Lajme ZAEV: RASTI I ALMIRIT NUK DUHET TË JETË ARSYE PËR ASNJË NDARJE...

ZAEV: RASTI I ALMIRIT NUK DUHET TË JETË ARSYE PËR ASNJË NDARJE NË SHTET

Kryeministri Zoran Zaev në foltoren e Kuvendit ka thënë se rasti i Almirit të vogël nuk duhet të jetë arsye për ndarje politike, etnike ose çfarëdolloj tjetër në shtet.

Ai theksoi se Qeveria mbetet në qëndrimin se vendimet gjyqësore janë ta pavarura dhe se nuk dëshiron të përzihet në vendime të tilla. Sipas tij, ajo që është e rëndësishme është që vendimet të jenë transparente dhe të qarta.
Poashtu Zaev ka thënë se në raste të tilla vendimet duhet të jenë transparente dhe të cilat nuk do të sjellin dyshime.

Seanca e sotme për pyetje të deputetëve po mbahet pa prezencën e opozitës. /SHENJA/