Ballina Aktualitet Lajme VMRO-DPMNE-JA REAGON LIDHUR ME ARRESTIMIN E ÇAVKOVIT DHE KATËR PERSONAVE TË TJERË

VMRO-DPMNE-JA REAGON LIDHUR ME ARRESTIMIN E ÇAVKOVIT DHE KATËR PERSONAVE TË TJERË

Nga partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, kanë reaguar për arrestimin e sërishëm për pesë të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Ndërsa thonë se këto arrestime bëhen për të mbuluar dëshminë e biznesmenit nga Strumica, ku kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar nga një euro për atë, një për partinë dhe një për objekt fetar, ndërsa shtojnë se pas kësaj dëshmie Zaev nuk ka kredibilitet që të jetë kryeministër..

“Gjykata duhet të gjejë forcë dhe të lirohet nga kthetrat e pushteitt dhe të gjykojë e bazuar në drejtësi. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit. Prokuroria duhet të ndjekë kriminelët e vërtetë në Maqedonisë, ku një pjesë e të cilëve gjenden në “Ilindenska” numër 2, në vend që të ndjekë patriotët dhe mbrojtësit e Kushtetutës”.

Por nga VMRO-DPMNE shtojnë se në Maqedoni patjetër duhet që të kthehet shteti i së drejtës dhe të bëhet shtet demokratik.

Ndryshe mbrëmë në orët e vona policia arrestoi pesë persona, një ditë pasi Gjykata e Lartë solli vendim që nga paraburgimi të shkojnë në arrest shtëpiak, por ata përsëri u kthyen në paraburgim./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews