Ballina Shëndeti Ushqimet që ndihmojnë me pagjumësinë

Ushqimet që ndihmojnë me pagjumësinë

Shumë prej nesh kemi probleme me pagjumësinë, qoftë pas një ditë të ngarkuar në punë apo thjeshte streset e përditshme. Lidhur me këtë disa ndryshime të thjeshta në ushqim mund t’ju ndihmojnë.

Studimet shkencore moderne tregojnë se të paktën 90% nuk ushqehen mjaftueshëm me përbërës të domosdoshëm për nxitjen e gjumit. Pamjaftueshmëria e këtyre përbërësve kanë lidhje me pagjumësinë, kontraktimet muskulore, stresin, sindromat paramenstruale, dhe shëndetin e dobët të zemrës.

Spinaqi
Spinaqi është i pasur me minerale dhe përmban sasi të konsiderueshme të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K. Përfshijeni atë në lëngje frutash dhe perimesh, salca, apo sallata. Shija e tyre jo vetëm që do të pasurohet por ushqyesit do të jenë të shumëllojshëm.

Çokollata
Shumë ekspertë të fushës së ushqyerjes besojnë se ciklet hormonale tek njeriu shkaktojnë pamjaftueshmëri të disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë. Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit
Farat e kungullit mund t’i blini të paketuara, ose t’i mblidhni të freskëta nga kungulli vetë. Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado
Ky frut kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh duke nisur nga patatet e ëmbla, vezët, orizi dhe fasulet. Për më tepër, avokado është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme.

Orizi bulgur
Orizi bulgur nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit. Ky lloj orizi është i pasur me fibra dhe protein./kk/

@tn.lajmelokale
@tetovanews