Ballina Jetë & Stil Kuzhina Torte me portokall

Torte me portokall

Portokalli si një nga frutat më të preferuar, ka gjetur vendin në pothuajse secilin ushqim në kuzhinë. Duke filluar nga pijet e deri tek tortet, na shijon shumë.

E si të realizoni një torte me portokall, hidhni në sy recetës më poshtë

Përbërësit

2 vezë
1 gotë të çajit sheqer pluhur
gjysmë gote të çajit vaj vegjetal
1 gotë të çajit qumësht
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
2 gota miell

Për shtresën me portokall

2 gota lëng portokalli
2 lugë nisheste
gjysme gote ujë
sheqer pluhur
1 vanilje (sipas deshires)

Vezët dhe sheqerin në një enë të thellë i derdhni dhe i përzieni me mikser rreth 3-4 minuta. Pastaj hedhni vajin vegjetal, qumështin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe miellin, dhe vazhdoni përzierjen me lugë.

Enën e pjekjes e lyeni me vaj dhe në të e derdhni masën e përgatitur, të cilën e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 175 gradë celsius për 15-20 minuta. Tortën e testoni me thikë se a është pjekur, nëse thika iu del e terur atëherë është pjekur mjaftueshëm.

Pas pjekjes tortën e lëni të ftohet, lëngun e portokallit, ujin, sheqerin, nishestën e vendosni në një tenxhere. Tenxherën e vëni në zjarr mesatar dhe e përzieni vazhdimishtë, derisa ta përfitoni një lloj kreme të trashë.

Tortës së ftohur ia derdhni kremin e përgatitur me lëng të portokallit, përmbi ia hedhni copëzt e çokollatës. Tortën e vendosni në frigorifer për pritje rreth 2-3 orë./kk/

@tn.lajmelokale
@tetovanews