Ballina Lajme Kosovë Thaçi: Gjenocidi i Millosheviqit në Izbicë, tronditi botën

Thaçi: Gjenocidi i Millosheviqit në Izbicë, tronditi botën

Presidenti, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Izbicës në të cilën 19 vjet më parë u vranë mizorisht 150 shqiptarë.

“Në masakrën e Izbicës, 19 vjet më parë, u vranë mizorisht 150 qytetarë të pafajshëm nga fshatra të ndryshme të Drenicës”.

“Në mesin e tyre kishte edhe shumë gra e fëmijë. Ky gjenocid i regjimit serb të Millosheviqit e tronditi botën demokratike, e cila kishte nisur fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe”, ka shkruar Thaçi në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Sot i kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë sonë”.

Loading...