Ballina Aktualitet Rajoni Të arrestuarit e institucionit “Gulistan” nga Kosova deportohen në Turqi

Të arrestuarit e institucionit “Gulistan” nga Kosova deportohen në Turqi

Gjashtë zyrtarët e “Gulistanit” që u arrestuan sot në Kosovë, janë deportuar në Turqi.

Deportimin e tyre e ka konfirmuar për Kohën, avokati mbrojtës Urim Vokshi, i cili ka thënë se urdhrin për arrestimin e tyre e ka dhënë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Agjencia shtetërore e lajmeve turke Anadolu Agency, raporton se operacioni i arrestimit të këtyre gjashtë pjesëtarëve u organizua nga Agjencia Turke e Inteligjencës me AKI-në.

Të arrestuarit Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

@tn.lajmelokale
@tetovanews