Ballina Aktualitet Lajme SERVER: EDHE NËSE NUK ZGJIDHET EMRI, MAQEDONIA DUHET TË HY NË NATO

SERVER: EDHE NËSE NUK ZGJIDHET EMRI, MAQEDONIA DUHET TË HY NË NATO

Është koha që kontesti i emrit të zgjidhet. Kjo do të jetë mirë edhe për Greqinë edhe për Maqedoninë, por edhe për rajonin. Do të isha i lumtur nëse do të gjindej një zgjidhje e përbashkët, por edhe nëse nuk arrihet deri te kjo, Maqedonia duhet të hy në NATO nën referencën e përkohshme, thotë në një intervistë për MIA, profesori në universitetin “Xhon Hopkins” në Uashington, Daniel Server.

“Shumë politikan në Uashington duhet të kuptojnë se mos zgjidhja për të hyrë Maqedonia në NATO është shkak për tensione ndëretnike. Nëse garnitura qeverisëse në Greqi e udhëhequr nga Siriza, nuk mundet të meret vesh me Demokracinë e Re opozitare dhe me partnerin e koalicionit Grekët e Pavarur, Maqedonia patjetër duhet që të hyjë në NATO në situatë kur Rusia përhapë konfrontime dhe tregon agresion në Europë dhe Ballkanin Perëndimorë, kjo është mëse e duhur”.

I pyetur se çfarë humb Greqia nëse kontesti me emrin nuk zgjidhet, Server mendon se nuk do të ketë pasoja direkte mbi Athinën, por mund të ketë pengesa në marrjen e krediteve, turistët amerikan mos ta vizitojnë Greqinë, por edhe paknaqësi nga pakicat që jetojnë në terriotorin e Greqisë, siç janë shqiptarët dhe maqedonasit.

Ndërsa lidhur me kërcënimet ruse mendon se janë boshe dhe të pa menduara.

“Tentime serioze për destabilizim kishte në vitin e fundit në qeverisjen e Nikolla Gruevskit me protestat dhe me ikonografinë ruse”.

Server përfundon duke thënë se çfarë kërkon Rusia në vendimin a duhet që Maqedonia a duhet që të antarësohet në NATO, apo jo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews