Ballina Aktualitet Lajme SELA TAKOI AMBASADORIN E ITALISË, KARLO ROMEO

SELA TAKOI AMBASADORIN E ITALISË, KARLO ROMEO

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo.

Gjat takimit Ziadin Sela e ka informuar ambasadorin e Italisë, për aktualitetet e fundit politike në vend gjithashtu ka informuar edhe për sjelljen e Ligjit të Gjuhës shqipe në Kuvend si dhe mundësitë e hyrjes në fuqi, si dhe zbatimin e domosdoshëm në praktikë, si element i rëndësishëm i demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë multietnike.

Temë tjetër diskutimi nga ana e kryetarit Sela kanë qenë edhe vërejtjet e tij për Qeverisjen LSDM-BDI si dhe për dinamikën e reformave sidomos në Drejtësi, reforma këto të cilat nuk janë në pajtueshmëri me pritshmërinë e qytetarëve të Maqedonisë./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews