Ballina Argëtim Kuriozitete Rumuni shpallet i vdekur nga gjykata: “Apeloi shumë vonë”

Rumuni shpallet i vdekur nga gjykata: “Apeloi shumë vonë”

U regjistrua si i vdekur, u ankua në gjykatë, kërkesa iu refuzua. Ngjarja ka ndodhur në Rumani, ku një qytetar 63 vjeçar, Constantin Reliu nga qyteti I Vasuliut ku ai ishte kthyer pasi ishte larguar në vitin 1992 në Turqi. Reliu kishte humbur kontaktet me vendin e lindjes dhe familjen dhe për rrjedhojë bashkëshortja mori një certifikatë vdekjeje në vitin 2016.

Pasi u lokalizua nga autoritetet turke ai u deportua pasi i kishte mbarur afati i qëndrimit. Lajmin se “kishte vdekur” Reliu e mësoi në Rumani ku edhe kërkoi zhbërjen e aktit administrativ, por “ankesa u bë shumë vonë”.

“Jam zyrtarisht i vdekur por megjithatë jam gjallë, nuk kam të ardhura sepse jam i listuar si i vdekur, nuk mund të bëj asgjë”, citon “The Guardian” emigrantin rumun.

@tn.lajmelokale
@tetovanews