Ballina Aktualitet Lajme Rasti “Total”, mungon Llatasi, seanca shtyhet sërish për më 11 prill

Rasti “Total”, mungon Llatasi, seanca shtyhet sërish për më 11 prill

Seanca “Total” që ishte parashikuar të mbahesh sot paradite në Gjykatën Penale, ku i dyshuari kryesor është gazetari Dragan Pavlovic-Latas për evazionin fiskal, është shtyrë për 11 më prill. Seanca e sotme është shtyrë për shkak se gazetari Dragan Pavlovic-Latas nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore dhe familjare.

I dyshuari Dragan Pavlloviq-Llatas akuzohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimit në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të rreme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews