Ballina Aktualitet Rajoni Qeveria e Kosovës bashkëpunon me Erdoganin: Arreston dhe nis deportimin e drejtorëve...

Qeveria e Kosovës bashkëpunon me Erdoganin: Arreston dhe nis deportimin e drejtorëve të shkollave turke

Pesë shtetas turq, banorë të Kosovës, janë arrestuar nga Policia, të enjten në mëngjes

Gazeta Express merr ves se të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovës, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Presidentit Erdogan.

Arrestim, mëngjesin e sotëm, ndodhen në dy rajone, atë të Prishtinës dhe Gjakovës.

Express merr vesh se të arrestuarit janë dërguar për në polici kufitare, derisa pritet vendim për depërtimin e tyre në Turqi.

Polica e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës “Mehmet Akif”, dhe kanë bërë të ditur se aktualisht po mbahen në divizionin për të huaj, deri sa të përfundojnë proceduarat e deportimit.

“Të arrestuarit janë zyrtarë turq, apo mbështetës të Gylenit, ose Gylenist siç quhen ndryshe. Të gjithë janë zyrtarë të kolegjit ‘Mehmet Akif’”, i kanë thënë burime nga ana e policisë Expressit./GazetaExpress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews