Ballina Aktualitet Lajme Policia mezi e ka gjetur Çavkovin kur e arrestoi herën e dytë,...

Policia mezi e ka gjetur Çavkovin kur e arrestoi herën e dytë, ja ku ka qenë (VIDEO)

Një ditë pasi është liruar në burg shtëpiak, policia nuk ka mundur ta gjejë ish ministrin Mitko Çavkov në adresën në të cilën Gjykata Supreme ia ka caktuar të qëndrojë në burg shtëpiak. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev në brifingun me gazetarët tha se gjykatësit e Gjykatës penale që kanë vendosur për paraburgimin kanë marrë informacion nga MPB se gjatë dy kontrolleve të bëra më 27 mars, në adresën në Qendër në ora 18 dhe ora 20 e 30 minuta, policia nuk e ka gjetur Çavkovin, respektivisht askush nuk ua ka hapur derën. Më vonë e kanë locuar në adresë tjetër në Lisiçe.

“Kokë më vete ka vendosur të qëndrojë në burg shtëpiak në adresë tjetër, e jo në atë që ia ka caktuar Gjykata Supreme. Ligji parasheh se nëse personi i akuzuar të cili i ëhstë caktuar arrest shtëpiak largohet nga shtëpia në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ajo msë mund t’i shndërrohetnë masë më të ashpër për sigurim të prezencës gjatë procedurës”, tha Xholev, transmeton Gazeta Lajm.

Mbrojtja e Çavkovit ka thënë se bëhet fjalë për gabim teknik e jo për evitim të qëllimshëm të adresës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews