Ballina Aktualitet Lajme PËRUROHET OBJEKTI I RI I GJYKATËS PENALE

PËRUROHET OBJEKTI I RI I GJYKATËS PENALE

Tetë vjet që nga vendosja e gurit të parë për ndërtimin e objektit të ri Gjykatës Penale, sot u bë inaugrimi i saj. Kjo ndërtesë e re e gjykatës ka në dispozicion 25 salla gjyqësore, rreth 100 zyra, garazhë nëntokësore, teknikë moderne, video-mbikqyrje e brendshme dhe e jashtme dhe rreth 350 të punësuar. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev u shpreh se ndërtesa e re do të thotë edhe një fillim i ri, ndërsa për të gjithë ata që e kanë kritikuar objektin për nga pamja e jashtme, Xholev u dërgoi porosi se, bukuria e vërtetë vjen nga brenda.

IVAN XHOLEV, KRYETARI I GJYKATËS PENALE

“Personalisht mendoj se bukuria vjen prej brenda, e jo nga jashtë. Që kur isha i vogël më kanë mësuar se bukuria e vërtetë është ajo e brendshmja. Gjykata e re bukurinë do ta krijojë nga brenda, të njejtën do ta krijojmë para së gjithash ne të punësuarit në gjykatë, zyrtarët gjyqësor dhe në fund sigurisht ne gjykatësit. Në këtë drejtim është e nevojshme që të gjithë së bashku ta ndryshojmë perceptimin e tanishëm të qytetarëve dhe opinionit për gjykatën. Kemi ndërtesë të re, për fillim të ri”.

I pranishëm në hapjen solemne të gjykatës ishte edhe zëvendës ministri i drejtësisë Oliver Ristovski i cili tha se ky objekt do të mundësoj që lëndët e kësaj gjykatë të mos mbahen nëpër objekte të shpërndara.

OLIVER RISTOVSKI, ZV/ MINISTËR I DREJTËSISË

“Mendojmë se veprimin e sotëm, ne hapim një faqe të re të funksionimit të integruar të sistemit gjyqësorë. Nga sot seancat për vepra penale nuk do të jenë të shpërndara nëpër objekte të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme. Me këtë objekt të ri, me mbi 20 salla gjyqësore Maqedonia bënë një hap të madh në modernizimin dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor”.

Themelet e objektit të ri Gjykatës Penale u vunë në vitin 2010. Ndërsa, paratë janë siguruar nga Banka Botërore dhe një pjesë e vogël nga buxheti i shtetit. Seanca e parë që do të mbahet të hënën në këtë objekt është ajo e rastit “Titanik”, ku i akuzuar kryesor është ish lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews