Ballina Argëtim Jetë & Stil Panairi i artit në dubai mbledh 100 galeri arti

Panairi i artit në dubai mbledh 100 galeri arti

Kjo është periudha ideale për të qenë në Dubai për të gjithë adhuruesit e artit por jo për t’i parë strukturat gjigante artistike të ndërtesave më të larta e më të shtrenjta në botë. Më shumë se 100 galeri artistike nga 50 vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në panairin e artit bashkëkohor dhe modern ku artin e sjellin në një tjetër perspektivë, ndajnë ide dhe inspirohem. Këtë vit Arti bashkëkohor i Dubait dhe Arti Modern i Dubait shënojnë 20 shekuj punë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia Jugore. Për herë të parë në galeri ekspozohet edhe Arti i banorëve të Dubait.

“Kjo është hera e parë që ofrojmë ekspozitë të qytetarëve. Është një seksion i ri i panairit, kemi ftuar 11 artistë nga e gjithë bota përfshirë këtu Lituania, Gjeorgjia, Turqia, Porto Riko dhe Arabia të cilët do të qëndrojnë këtu për 8 javë”, tha Myrna Ayad, drejtoresh e artit.

Këtë vit në panairin botëror përshtypje të madhe ka lënë Arabia Saudite. Në kuadër të panairit do zhvillohet edhe konferenca e artit “Forumi global i artit” tema e së cilës do të jetë e fokusuar në teknologji. Titulli i konferencës “I am not a Robot” vjen nga butoni që shumë uebfaqe kërkojnë për të vërtetuar se je njeri./AM/

@tn.lajmelokale
@tetovanews