Ballina Shëndeti Niseni mëngjesin me panxhar, mollë dhe karrotë

Niseni mëngjesin me panxhar, mollë dhe karrotë

Mollë, karotë dhe panxhar. Këta janë përbërësit e pijes që ju duhet për ta nisur mëngjesin e që kanë mjaft përfitime shëndetësore.

Pija e përbërë nga dy perime dhe një frut është e pasur me shumë antioksidantë.

Mollët përmbajnë vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K, si dhe elemente si zinku, bakri, magnezi, potasiumi, fosfori, hekuri, kalciumi dhe mangani.

Molla është gjithashtu e pasur edhe me fibra. Karota përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Gjithashtu, në përbërjen të saj gjenden edhe potasium, kalcium, fosfor, magnez dhe selen.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm është betakaroteni. Panxhari është i pasur me vitaminat A, C, B-kompleks, dhe elemente si potasiumi, hekuri dhe magnezi.

Kombinimi i të tre përbërësve jep vlerat ushqyese që i nevojiten një personi gjatë ditës, duke pasur gjithashtu edhe ndikim pozitiv në shëndet në terma afatgjatë.

Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.

Gjithashtu do të keni më pak puçrra, ndihmon sistemin tretës, rritë efektivitetin e trurit si dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të periodave.

Për rezultate ideale, pija duhet konsumuar në mëngjes me stomak bosh./kk/

VIDEO bonus:
Loading...