Ballina Argëtim Kuriozitete Ngordh rinoceronti i fundit i bardhë në botë

Ngordh rinoceronti i fundit i bardhë në botë

Rinoceronti i fundit i bardhë i mbijetuar në botë ka ngordhur. Rinoceronti mashkull ka pasur probleme me shëndetin prej disa kohësh thanë kujdestarët e tij.

Sudani jetoi në Konservatorin Ol Pejeta në Kenia. Ai ngordhi të hënën pasi komplikimet e shëndetit u përkeqësuan ndjeshëm.

45-vjeçari ka lënë gjallë vetëm 2 femra, vajzën dhe mbesën, të llojit të tij në botë, shkruan oranews.

Shpresa për ruajtjen e rinocerontit të bardhë verior tani shtrihet në zhvillimin e teknikave të fekondimit in vitro (IVF), raporton BBC.

@tn.lajmelokale
@tetovanews