Ballina Shëndeti Mjekët: Ja shenjat e para të kancerit në zorrën e trashë

Mjekët: Ja shenjat e para të kancerit në zorrën e trashë

Pranohet gjerësisht se dieta e pasur në yndyra shtazore, mishi i kuq dhe dieta e varfër në fruta dhe perime është një ndër faktorët kryesorë predispozues për kancerin kolorektal

Nëse gjatë 3 javëve të fundit ke patur gjak në feçe, mos prit kot! Shko te mjeku i familjes menjëherë. Me shumë mundësi nuk është asgjë serioze, por mund të jetë shenjë e kancerit të zorrës së trashë.

Ta kapësh në kohë e bën trajtimin më të lehtë dhe të shpëton jetën.

Kjo është thirrja që drejtojnë mjekët e QSUT-së, në Tiranë, dr. Herion Dredha-mjek urolog dhe dr. Stela Taci, mjeke gastrohepatologe për të mos neglizhuar asnjë shenjë kur flitet për shëndetin.

Veçanërisht për problemet me zorrën e trashë, mjekët apelojnë për kryerjen e kontrolleve të herëpashershme dhe sidomos për moshat mbi 50 vjeç vizitat mjekësore duhet të jenë të rregullta.

Siç theksojnë mjekët, nëse zbulohet herët kanceri i zorrës së trashë është një ndër tipat më të shërueshëm të kancerit gastrointestinal.

Moshat e rritura (adultët) duhet të fillojnë kontrollet e rregullta mbi 50 vjeç.

Te njerëzit me histori familjare të prekjes nga ky kancer kryeja e kontrolleve të rregullta rekomandohet më herët se kjo moshë.

Kontrollet periodike duhet të përfshijnë një feçe gjak okult test një herë në vit, sigmoidoskopi çdo pesë vjet ose kolonoskopi çdo 10 vjet.

Nëse zbulohet shfaqja e një polipi duhet bërë vizita te mjeku specialist për monitorimin e kujdesshëm të gjendjes suaj. Vetëm tipi adenoma, njihet si prekanceroz.

Adenomat shfaqen me një shpeshtësi prej afro 40% te meshkujt në moshën mbi 55 vjeç. Vetëm një në 200 adenoma mund të kthehet në kancer, por nuk dihet saktësisht se cili prej tyre.

Nga ana tjetër, thuajse çdo kancer kolorektal lind nga adenoma. Disa forma të kancerit kolorektal janë të trashëguara.

Faktori i riskut më i shpeshtë për zhvillimin e këtij kanceri është historia familjare me kancer kolorektal. Pranohet gjerësisht se dieta e pasur në yndyra shtazore, mishi i kuq dhe dieta e varfër në fruta dhe perime është një ndër faktorët kryesorë predispozues për kancerin kolorektal.

Kanceri kolorektal (Kanceri i zorrës së trashë) është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.

Rreth 95% e rasteve, janë adenokarcinoma dhe pjesa tjetër limfoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.

Shkaqet

Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.

Disa situata të trashëgueshme si polipoza adeno­matoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma Lynch (HNPÇ) që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.

Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit apo të endometriumit. Histori familjare për kancer të zorrës së trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të predispozuar të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare. Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë.

Shenjat

Simptomat e kancerit varen nga lokalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes së tij.

Shenjat më klasike të tumorit të zorrës së trashë janë: Hemorragjia nga zorra; ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes; dhimbje dhe fryrje të barkut; ulje të oreksit që pasqyrohet me rënie në peshë të pacientëve, nauze ose të vjella; lodhje e shprehur trupore; dhimbje anale, po kështu kanceri i zorrës së trashë ul cilësinë e jetës së pacientëve.

Diagnoza

Kolonoskopi & biopsi e formacionit të gjetur në zorrën e trashë. Imazheri e avancuar si skaneri (CT ), PET, rezonanca manjetike (MRI) torako abdomino-pelvike për të parë shtrirjen e sëmundjes dhe për të bërë ndarjen në stade të saj. Kompletimi me bilancet biokimike dhe markuset tumorale CEA, C 19-9 i jep kirurgut një pikturë reale të gjendjes së pacientit.

Trajtimi

Tri janë shtyllat ku bazohet protokolli i trajtimit të kancerit kolorektal.

Së pari, trajtimi kirurgjikal + Kimioterapi + Radioterapi.

Kirurgjia: Për tumoret e lokalizuara aplikohet operacioni kirurgjikal, i cili bën heqje kirurgjikale komplet të tumorit në kufij të pastër për të arritur shërimin e pacientit.

Kjo realizohet me laparatomi ose laparaskopi. Nëse ka metastaza të lokalizuara në mëlçi apo në mushkëri ato mund të hiqen.

Së dyti, kimioterapia mund të përdoret para operacionit sidomos në kancerin e rektumit, por aplikohet dhe pas operacionit kirurgjikal si terapi ndihmëse. Nëse tumori ka metastaza gjerësisht, atëherë terapia është paliative.

Së treti, radioterapia kombinimi i kimioterapisë dhe radioterapisë kryesisht aplikohet për kancerin e rektumit.

Ashtu si kimioterapia, radioterapia përdoret si terapi preoperatore në stade të caktuara të kancerit rektal. Për shkak të sensitivitetit që kanë zorrët ndaj radiacionit, përdorimi i saj nuk është rutinë në trajtimin e kancerit të kolonit.

Masat parandaluese

Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalohen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.

Rekomandimet për ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes konsistojnë në konsumimin e dri­thërave, perimeve, frutave dhe reduktimin e mishit të kuq. Aktiviteti fizik ndikon relativisht më pak.

Marrja e aspirinës dhe Onsenal ( ilaç që futet në grupin e anti-inflamatorëve josteroide dhe ul incidencën e polipeve kolorektale).

Marrja e Vitaminës D, është e shoqëruar me incidencë të ulur të kancerit kolorektal.

Kontrolli me ekzaminime të zorrës

Me tepër se 80% e kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%. Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, feçe gjak okult ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve.

Nga mosha 50-75 vjeç rekomandohet të bëhet çdo dy vjet feçe gjak okult, sigmoidoskopi çdo 5 vjet, kolonoskopi çdo 10 vjet. Në rastet me rrezik të lartë, ekzaminimi duhet të fillojë pas moshës 40 vjeç.

Pas moshës 75 vjeç kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problematike që mund të paraqiten.

Parandalimi :

Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalohen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.

Rekomandimet për ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes konsistojnë në konsumimin e drithërave, perimeve, frutave dhe reduktimin e mishit të kuq.

Marrja e aspirinës dhe Onsenal ( ilaç që futet në grupin e anti-inflamatorëve josteroide dhe ul incidencën e polipeve kolorektale).

Marrja e Vitaminës D, është e shoqëruar me incidencë të ulur të kancerit kolorektal.

Kontrollet

Me tepër se 80% e kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%.

Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, feçe gjak okult ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve.

Nga mosha 50-75 vjeç rekomandohet të bëhet çdo dy vjet feçe gjak okult, sigmoidoskopi çdo 5 vjet, kolonoskopi çdo 10 vjet. Në rastet me rrezik të lartë, ekzaminimi duhet të fillojë pas moshës 40 vjeç.

Pas moshës 75 vjeç kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problematike që mund të paraqiten./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews