Ballina Aktualitet Lajme Ligjet reformuese, VMRO-ja ende pa vendim të prerë

Ligjet reformuese, VMRO-ja ende pa vendim të prerë

VMRO-DPMNE-ja është e pavendosur nëse do të kthehet në Kuvend për të votuar ligjet reformuese, në periudhën e mbetur para publikimit të raportit të progresit nga ana e Komisionit Evropian. Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së pritet të mblidhet ditët në vazhdim dhe do të merret një vendim për hapat e ardhshëm.

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së pritet të mblidhet ditët në vazhdim dhe do të merret një vendim për hapat e ardhshëm – thonë nga VMRO DPMNE-ja.

Kryeministri i vendit Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se deri me 15 prill duhet të miratohen ligjet reformuese. Kjo nënkupton dy ditë para publikimit të raportit të KE-së. Për miratimin e disa ligjeve reformuese me doemos duhen 2 e 3 e votave të deputetëve, gjë që është e pamundur pa votat e opozitës. Nga LSDM-ja thonë se puna pa pangesë e Kuvendit, me pjesmarrjen aktve të opozitës, është në interes të qytetarëve dhe procesit të nisur të reformave.

Në këtë drejtim, janë përpjekjet e LDSM-së për zgjidhje përmes dialogut politik. VMRO DPMNE-ja duhet të kapërcejë politikat e ndarjeve dhe bllokadave, të kthehet në Kuvend dhe të mbështesë procesin e reformave. Kjo është me interes për të gjithë qytetarët dhe progresin e Maqedonisë – thonë nga LSDM-ja.

E ndërkaq Zëvendës ministri i Drejtësis, Oliver Ristovski shprehet optimisti se VMRO-ja do të kthehet në datën 3 prill.

Me sa e di unë me të tretin do të paraqiten në Kuvend pikërisht për këto ligje, sepse është me 2/3 për gjykatat. Natyrisht, ata duhet të jenë aty dhe sepse propozimet janë janë në pajtushmëri me ta – deklaroi zëvendësministër i Drejtësisë Oliver Ristovski.

Të gjitha propozim ligjet tjera të cilat paraprakisht kanë kaluar në Qeveri dhe që kanë të bëjnë me reformat, tashmë janë në procedurë parlamentare dhe janë në rend dite në seancat e radhës. Kreu i Kuvendit ditë më parë njoftoi se pret koordinimin e partive që menjëherë të caktojë orar për këto seanca./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews