Ballina Top Lajm Kush duhet të kujdeset për shëndetin e njerëzve gjatë udhëtimit me aeroplan?...

Kush duhet të kujdeset për shëndetin e njerëzve gjatë udhëtimit me aeroplan? (VIDEO)

Tragjedia në fluurimin Shkup-Bazel, kur në aeroplan vdiq 37-vjeçari nga Falishti i Tetovës, edhe një hërë hap çështjen se kush dhe si kujdeset për shëndetin e pasagjerëve kur ata janë në aeroport ose në aeroplan, transmeton Tetova News.

Në rastin e fundit aeroplani fluturoi nga Shkupi, por shumë shpejt njeriut iu përkeqësua shëndeti dhe i humbi ndjenjat. Aeroplani u kthye dhe bëri ulje në Shkup, por shërbimet shëndetësore të aeroportit vetëm konstatuan vdekjen.

Sipas rregullave, çdo aeroport ka një ekip mjekësor dhe ambulancë, që kujdesen për mbrojtjen shëndetësore të pasagjerëve kur ndodhen në aeroport ose përreth tij.Ata japin edhe asistencë kur pacientët transportohen nga aeroplani. Kur pasagjeri është në ajër, për të kujdesen aviokompanitë.

Çdo aeroplan është i pajisur me një faramaci të vogël, kurse stujardët dhe stujardesat i janë nënshtruar një trajnimi të veçantë për ndihmë të parë dhe mbrojtje. Ata dinë si të bëjnë masazh zemrës, frymëmarrje artificiale dhe asistencë nëse ndonjë grua lind në aeroplan.

Kjo është e gjitha se çka mund të bëjnë ata, prandaj kur ka ndonjë rast për ndihmë të shpejtë mjekësore, aeroplanët janë të detyruar të ulen në aeroportin më të afërt.

Është gjithashtu një rregull për të pyetur pasagjerët nëse ka ndonjë mjek që mund të ndihmojë. Në rastin e fundit me fluturimin për në Bazel, jozyrtarisht bëhet e ditur se janë lajmëruar tre pasagjerë me njohje të mjekësisë dhe janë përpjekur që t`i ndihmojnë tetovarit.

Në vazhdim keni bisedën me pilotin me shumë përvojë dhe tani në pension, Kiril Kaevski, i cili rrëfen për përvojat e tij në situata të këtilla.

Sipas mjekëve, është mirë që çdo udhëtar që vuan nga ndonjë sëmundje kronike, si astma ose presioni i lartë i gjakut, gjithmonë t`i kenë me vete ilaçet, sepse mund të ndodh që të kenë nevojë t`i përdorin kur aeroplani është në ajër dhe kështu t`u shmangen përkeqësimeve shëndetësore gjatë fluturimit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews