Ballina Lajme Kosovë Kryeministri Haradinaj i kërkon Listës Serbe që të mos dalë nga Qeveria

Kryeministri Haradinaj i kërkon Listës Serbe që të mos dalë nga Qeveria

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë po merr pjesë edhe zv.kryeministri Dalibor Jevtiq, i cili dje nga Veriu paralajmëroi se Lista Srpska del nga Qeveria. Përderisa Jevtiq u deklaua i shqetësuar për arrestimin Marko Gjuriqit të hënën, kryeministri Ramush Haradinaj i kërkoi që të vazhdojnë dialogun dhee të jenë më largpamës.

Jevtiq tha fjalën e tij edhe në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Ai kritikoi kolegët e tij ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, se e mashtruan të hënën kur, sic thotë, ai fjalë të tjera i kishin thënë në telefon, e ndryshe kishin vepruar duke e arrestuar zyrtarin e lartë serb, Marko Gjuriq.

Por, kryeministri Haradinaj kërkon që Lista Srpska po ta lënë qeverinë sepse beson që duhet të bisedojnë në mënyrë që të marrin vendime të drejta për të gjithë qytetarët.

“Ta vazhdojnmë një dialog sepse jemi të obliguar t’u bëjmë qytetarëve tonë një jetë më të mirë, t’i ndihmojmë të gjithë qytetarëve të jetojnë në paqe”, ka thënë Haradinaj./periskopi/

LAJMET MË TË REJA
Loading...