Ballina Argëtim Kuriozitete Ja disa fakte të tmerrshme rreth magjisë së zezë

Ja disa fakte të tmerrshme rreth magjisë së zezë

Keni menduar se nuk ekziston magjinë e zezë? Lexoni faktet e mëposhtme për ta kuptuar se sa e frikshme është ajo.

Dëmi i paqëllimshëm

Edhe nëse nuk besoni në ndikimin e magjisë së zezë, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ekziston. Për mijëra vjet, magjia e zezë ka prekur njerëzit anekënd botës, me praktikuesit e magjisë së zezë, të cilët i kanë mallkuar objektet e ndryshme, për t’i dërguar më pastaj në afërsi të viktimave. Pra, praktikuesit e magjisë së zezë kanë për qëllim armiqtë e tyre, mirëpo objektet, të cilat ata i mallkojnë, me qëllim për t’i lënduar armiqtë, kanë efekt negativ në të gjithë ata që i prekin.

Magjia e zezë nuk mund t’i ngjallë të vdekurit

Shpeshherë mund të keni parë në filma apo mund të keni dëgjuar në rrëfime antike se si magjia e zezë përdoret për t’i ngjallur të vdekurit. Megjithatë, në jetën reale, një gjë e tillë nuk ndodh. Kur njeriu vdes, ai nuk mund të kthehet më në këtë jetë. Pra, ndonëse mund të keni dëgjuar që njerëzit mund të kthehen në këtë botë, mirëpo pastaj kërkojnë të vdesin, pasi që e ndjejnë që nuk i përkasin më kësaj bote, apo gjëra të ngjashme, mos besoni, të vdekurit asnjëherë nuk mund të ringjallen me magji të zezë.

Magjia e zezë kurrë nuk mund të bëjë mirë

Është aq e thjeshtë sa thuhet edhe në titull: Asgjë e mirë nuk mund të vjen nga magjia e zezë. Mund të keni dëgjuar njerëz të cilët pretendojnë që procesi i magjisë së zezë nganjëherë mund të jetë një gjë e mirë për shkak të asaj që nuk mund të kemi dritë pa errësirë. Megjithatë, asnjëherë, askush, nuk mund të bëjë ndonjë mirësi nëpërmjet magjisë së zezë. Në një botë të përkryer nuk do të kishte vend për asnjë formë të magjisë së zezë, megjithatë, për fatin e keq të të gjithëve, ky realitet nuk ekziston.

Proçes që krijon varësi

Magjia e zezë është një proces që mund të fillohet nga kureshtja apo nga dëshira për t’i bërë keq dikujt, mirëpo, një gjë është e sigurt, kushdo që merret me magji të zezë për një kohë të gjatë krijon varësi ndaj këtij procesi, për shkak të asaj që të praktikuarit e magjisë së zezë është një proces që ka tendencë të krijojë varësi të madhe dhe të rrallë janë ata praktikues të cilët mund të tërhiqen, pasi që të jenë zhytur në botën e errët të magjisë së zezë./syri/

@tn.lajmelokale
@tetovanews