Ballina Shëndeti Ja çfarë duhet të bëni në mëngjes

Ja çfarë duhet të bëni në mëngjes

Mëngjesi është pjesë shumë e rëndësishme e jetës tonë. Në qoftë se mëngjesi nis mirë, probaliteti që e gjithë dita të shkojë mirë, është shumë i madh. Ja disa këshilla se çfarë duhet të bëni në mëngjes në mënyrë që dita juaj të ecë mbarë.

1-Caktoni qëllimin tuaj të përditshëm
Në qetësinë e ditës, para se të filloni të veproni, planifikojeni ditën duke u fokusuar në tre qëllime që dëshironi t’i përmbushni. Bëni këto qëllime prioritete të ditës. Kur e planifikoni ditën me qëllime, keni më shumë gjasë që të ndjeheni më produktiv në fund të saj.

2-Dëgjoni muzikë
Të filloni ditët duke dëgjuar muzikë jo vetëm që do të ju bëjë të zgjoheni më lehtë. Një studim i vitit 2013 gjeti se muzika të bën të ndjehesh mirë. Sipas studiuesve, dy përfitimet më të rëndësishme nga dëgjimi i muzikës janë ‘rregullimi i disponimit’ dhe i vetëdijes.

3-Hidratohuni
Trupi juaj zgjohet i dehidratuar, kështu që është e rëndësishme që të pini ujë qysh në mëngjes sapo të zgjoheni. Ju duhet të pini një gotë ujë menjëherë pas gjumit dhe të vazhdoni të pini disa gota të tjera edhe gjatë ditës. Kjo do të ju ndihmojë t’i largoni toksinat nga trupi, duke iu lënë të ndjeheni më pak të uritur.

4-Bëni një zgjatje
Është mirë që ta filloni ditën duke bërë disa ushtrime të zgjatjes, pasi kjo do të ju ndihmojë që të zgjoheni plotësisht. Revista amerikane Sports Medicine sugjeron të shtoni një sekuencë të ushtrimeve të lehta gjatë mëngjesit.

5-Buzëqeshni
Filloni ditën duke buzëqeshur qysh në pasqyrën e banjos. Buzëqeshja do të ketë një efekt pozitiv në qëndrimin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien. Buzëqeshja ju bën më të arritshëm dhe ju shfaqë më të besueshëm./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews