Ballina Argëtim Kuriozitete I prishet timoni i aeroplanit dhe mezi arrin të ulet, piloti puth...

I prishet timoni i aeroplanit dhe mezi arrin të ulet, piloti puth pistën nga gëzimi (Video)

Një pilot pasi i shpëtoi vdekjes gjatë aterrimit me aeroplan në pistë, ka dalur jashtë dhe ka filluar ta puth tokën nga gëzimi që është ende gjallë.

Ngjarja ka ndodhur në një aeroport në Florida, kur instruktori i pilotimit për pak sa nuk u përplas me aeroplan në pistë për shkak të një defekti teknik në timon, transmeton Telegrafi.

Ai kishte dështuar dy herët e para që të aterroj, ndërsa në të tretën arriti të prek pistën edhe pse me disa probleme të vogla, por që kanë mundur t’i kushtojnë më jetë.

Në momentin që iu afrua tokës, iu shfaq një problem teknik duke bërë që hunda e aeroplanit të përplaset në pistë, por për fat të mirë nuk ka ardhur deri te ndonjë shpërthim.

Për shkak të dy dështimeve të para për të aterruar, instruktori i pilotimit dhe një student i tij janë detyruar të “shëtisin” pa nevojë për plotë 45 minuta. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews