Ballina Argëtim Kuriozitete Hard-disqet e së ardhmes, prej ari: do t’i ruajnë të dhënat 6...

Hard-disqet e së ardhmes, prej ari: do t’i ruajnë të dhënat 6 shekuj

Shkenca thotë se nanogrimcat prej ari mund të jenë zgjidhja për ruajtjen e të dhënave për shekuj të tërë.

Studiuesit nga Australia dhe Kina kanë përdorur grimca shumë të vogla prej metalit të çmuar për të krijuar një lloj të ri disku optik ruajtjeje me kapacitetet të lartë, të cilat mund të mbajnë të dhënat të sigurta për mbi 600 vjet.

Teknologjia premton të jetë njëë zgjidhje më e mirë për problemin që hasin sot qendrat e mëdha të ruajtjes së të dhënave në botë. Fakti që po kërkojmë gjithmonë e më tepër hapësirë për ruajtjen e të dhënave ka bërë që 3% e energjisë elektrike të përdorur në të gjithë botën shkon pikërisht tek këto qendra.

Ato bazohen në hard disqe me kapacitet të kufizuar deri në 2 Terabyte, të cilat kanë një jetëgjatësi prej vetëm 2 vitesh. Ndërkohë, shkencëtarët propozojnë teknologjinë e tyre me kapacitet 10 terabyte për një jetëgjatësi prej 6 shekujsh.

Deri më sot, jetëgjatësia më e lartë e zhvilluar për teknologjinë optike ishte vetëm 50 vite, shkruan scan.tv.

Ekipi shkencor bazoi punën tek ruajtja e të dhënave në të gjithë spektrin e dritës, duke kombinuar materiale organike me qelqin. Qelqi vetë ka një jetëgjatësi të ruajtjes së të dhënave deri në 1 mijë vite, por ka kapacitet të kufizuar për shkak të mungesës së fleksibilitetit.

Më pas, ky qelq hibrid u bashkuar me grimcat e arit, të cilat lejojnë ruajtjen e informacionit në 5 dimensione: tre dimensionet e hapësirës plus ngjyra dhe polariteti.

Janë dashur 5 vite për të zhvilluar këtë teknologji të re, por pritet që të mos jetë ende gati për prodhim në masë për disa vite të tjera, pavarësisht kërkesës së madhe.

Aktualisht gjenerohen 2.5 ekzabyte të dhëna në ditë, të cila mblidhen nga postimet në rrjete sociale, sensorë, foto dhe video, të dhëna transaksionesh, sinjale GPS, etj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews