Ballina Lajme Kosovë Haradinaj: Vuçiq mund të vijë në Kosovë sa herë të dojë

Haradinaj: Vuçiq mund të vijë në Kosovë sa herë të dojë

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se në ditën e aksionit në veri, nuk ka komunikuar me Presidentin e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Telefonata nuk di më kënd nga Kosova ka bërë Vuçiq, unë s’kam qenë në komunikim me të.
Në komunikim atë ditë kam qenë vetëm me Dalibor Jevtiq. Ne kemi ndikuar që pas ndërhyrjes së policisë që të ketë mirëkuptim prej popullsisë atje. Ky operacion nuk ka qenë i drejtuar ndaj askujt tjetër, përveç atij që ka hyrë pa leje në Kosovë ( Marko Gjuriqit)”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të komentoj ndikimin e Rusisë dhe çka bën Vuçiq me Rusinë ajo është agjendë e tyre. Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt”.

“Sa herë që vlerëson Vuçiq mund të vjen në Kosovë. Nuk kemi pas vërejtje në asnjë zyrtar, por nuk duhet sjell jashtë ligjit, sikur Gjuriq, që ka mundur të vjen një ditë pas”.

“ Vetëm një njëri është arrestuar atë ditë. Është mirë që kjo storje është përmbyllur pa viktima që është tepër e rëndësishme. Duhet të jemi sa më serioz. Euforia nuk u shkon shteteve dhe institucioneve serioze”

Haradinaj ka thënë se interes i institucioneve të Kosovës është ruajtja e komunikimit me të gjithë në Kosovë edhe në veri.

VIDEO bonus:
Loading...