Ballina Shëndeti Gruaja humb jetën gjatë terapisë me “helm blete”

Gruaja humb jetën gjatë terapisë me “helm blete”

Një grua 55 vjeçare ka gjetur vdekjen pas trajtimit dy vjecar me “helmin e bletës”, e njohur ndryshe si apiterapia.

BBC raporton se gruaja trajtohej një herë në muaj në një klinikë private në Madrid të Spanjës për të përmirësuar kontraktimet muskulare dhe stresin.

Por terapia rezultoi vdekjeprurëse për të, pasi i kishte shkatërruar një pjesë të mirë të organeve.

Studiuesit që po e trajtojnë rastin thonë se apiterapia me thumbin e bletës është e pasigurtë dhe e papërshtatshme.

Terapia me helmin e bletës bëhet duke përdorur gjëmbat e bletës për të trajtuar simptomat e sëmundjeve të caktuara. Terapia me helmin e bletës mund të kryhet nga një doktor, terapist, bletar ose një pacient që ka mësuar të përdorë siç duhet bletët.

Disa mjekë përdorin terapinë me helmin e bletës duke marrë helm të sterilizuar dhe duke e injektuar atë nën lëkurë, duke imituar një thumbim blete. Mjekë të tjerë pretendojnë se helmi humb një pjesë të efektivitetit të tij kur manipulohet me të dhe ata insistojnë në mënyrën e thumbimit tradicional të pacientëve të tyre.

Sidoqoftë, apiterapistët mbarë botën pajtohen se injektimi është më i lehtë sesa trajtimi i vetë bletëve dhe se injektimi paraqet pothuajse të njëjtat rezultate të dukshme.

Apiterapia praktikohej që nga kohët e egjiptianëve të lashtë dhe Hipokratit, i cili e quante atë “mjekësi e cuditshme dhe misterioze.”

/Ora News.tv/

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews