Ballina Aktualitet Rajoni Greqia e vendosur: Nuk do lejojmë përdorimin e termit “Maqedoni”

Greqia e vendosur: Nuk do lejojmë përdorimin e termit “Maqedoni”

Ne në cilëndo mënyrë do ta parandalojmë përdorimin e termit Maqedoni në emrin e Shkupit, kjo është e qartë, thotë lideri i Grekëve të Pavarur, partia e cila është partner koalicioni në qeverinë greke dhe ministër i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit të televizionit grek “Antena”, ai jo vetëm që nuk i përsëriti pozicionet e tij kundër emrit të ndërlikuar, por dy herë porositi se ata si parti do të përpiqen në cilën do mënyrë ta bllokojnë termin Maqedoni.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kamenos tha se për marrëveshjen eventuale të arrijë deri në parlamentin grek, nevojitet që të plotësohet kërkesa greke për ndryshime kushtetuese.

“Që të ketë ndryshim të Kushtetutës, do të duhet të mbahen zgjedhje në Shkup. Ejani të themi se do të mbahen zgjedhje dhe të themi se ka kthesë dhe pranojnë ndryshime kushtetuese, që sot nuk pranohen. Vetëm atëherë, me vendim të qeverisë greke, do të vijë kjo lloj marrëveshje në parlament dhe do të duhet të vendosim çka do të bëjmë. Ne para e gjithash nuk do të propozojmë që zgjidhja e këtillë të vijë në parlament. E dyta, edhe të propozojnë tjerët dhe Demokracia e Re dhe atëherë nuk do të votojmë. Dhe nëse duhet edhe në mënyrë tjetër ta bllokojmë procesin, do ta bëjmë këtë”, tha Kamenos.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë edhe rënie të qeverisë aktuale greke, lideri i Grekëve të Pavarur sqaroi se që të ndodh kjo do të duhet vendimi të jetë edhe i atij edhe i kryeministrit grek.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit grek dhe përdorimin e emrit “Maqedonia e Epërme” në konferencën për shtyp ditën e premte, në përgjigje të pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Brukseli, Kamenos thotë se ky është qëndrim i Ciprasit./ Tetova Sot-Shkrimi vjen i redaktuar nga CNA,al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews