Ballina Aktualitet Lajme Dy Koretë bien dakort për një samit më 27 prill

Dy Koretë bien dakort për një samit më 27 prill

Dy Koretë kanë rënë dakort për të zhvilluar një samit më 27 prill, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap, pas bisedimeve në zonën kufitare të Panmunjom.

Samiti, i treti që nga Lufta e Koresë 1950-1953, do të zhvillohet me pjesëmarrjen e liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae In.

“Liderët do të takohen në Shtëpinë e Paqes në pjesën jugore të Panmunjonit”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Gjithashtu, të dy palët pritet të zhvillojnë të mërkurën bisedime në nivel pune, lidhur me marrëveshjet e protokollit dhe të sigurisë./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews