Ballina Aktualitet Lajme Çavkov hyn në grevë urie pas rikthimit në Shutkë

Çavkov hyn në grevë urie pas rikthimit në Shutkë

Ish ministri dhe drejtori në MPB, Mitko Çavkov dhe katër pjesëtarë të sigurimit parlamentar dhe policisë morën paraburgim prej 30 ditësh. Masën e shqiptoi Gjykata Penale Shkup me kërkesë të prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar. Paraburgimet janë kërkuar për shkak të mundësisë për arratisje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve, pas dorëzimit të aktakuzës për hyrje dhe dhunë në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, por gjykata e pranoi argumentin vetëm për rrezikun e arratisjes.

Prokuroria ka kërkuar edhe për 11 persona, arrest shtëpiak për 12 persona dhe dy persona me garanci prone. Këto propozime gjykata i ka refuzuar, por ka propozuar masat që ditën e hënë i caktoi Gjykata Supreme. Në mesin e personave për të cilët gjykata ka refuzuar paraburgim janë edhe deputetët.

Gjykata Themelore Shkupi 1, Shkup
“Për S.V dhe K.M të përfshirë në propozimin e prokurorisë, kërkesa refuzohet si e pabazë, ndërsa vazhdohet masa e arrestit shtëpiak e përcaktuar me vendim të Gjykatës Supreme të RM-së më 26.03.2018. Për L.D, J.T, E.D.B dhe I.D, propozimi i prokurorisë refuzohet si i pabazë, ndërsa propozohen masat e kujdesit të përcaktuara me vendimin e Gjykatës Supreme të RM-së më 26.03.2018”.

Sikur për deputetët, Gjykata Supreme mori vendim identik për të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Se për çfarë arsye për një pjesë të të dyshuarve i ka ndjekur udhëzimet e Supremes, ndërsa për një pjesë tjetër nuk i ka ndjekur, nuk ka sqarim.

Vendimit, që sërish të kërkojnë paraburgime edhe krahas vendimeve të Supremes, me të cilët një numër i madh i personave në këtë lëndë morën masa më të lehta, i doli në mbrojtje prokurori publik Lubomir Jovevski në deklaratë për Dojçe Vele.

Prokuroria konsideron se ka baza për paraburgim. Për secilën nga masat e kërkuara për sigurim ka rrethana individuale të cilat vlerësohen, nëse personat janë të punësuar, gjendja familjare dhe materiale dhe lidhjet e tyre me familjarë jashtë vendit – deklaroi Lubomir Jovevski për DV

Sipas ligjit për procedurë penale të drejtë për ankimim të vendimeve të gjykatës, për paraburgim të miratuar ose të refuzuar apo masa tjera, ka edhe prokuroria edhe të dyshuarit. Është e sigurt se mbrojtja do të ankohet pranë Gjykatës së Apelit, por të paktën në këtë moment nuk dihet se si do të veprojë prokuroria. /Alsat-M/

@tn.lajmelokale
@tetovanews