Ballina Argëtim Jetë & Stil Camila shpjegon pse jetën personale e mban shumë private

Camila shpjegon pse jetën personale e mban shumë private

Camila Cabello po vazhdon ta mbajë jetën e saj personale, shumë private.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja 21-vjeçare u pyet nëse ajo ishte në dashuri, transmeton Klan Kosova.

“E di çfarë, unë jam shumë e lumtur. Ashtu siç thashë, ndjehem sikur nuk kam qenë kurrë më parë kaq e lumtur në jetën time”, tha Camila.

“Por, unë gjithmonë kam qenë një person shumë privat”.

“Në mendjen time dhe për shëndetin e njerëzve që më intereson, duhet t’i mbani disa gjëra private”, vazhdoi Camila.

“Unë dua t’i mbajë të tilla gjërat e mija, për t’i mbrojtur ato. Por për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, unë jam shumë e lumtur”.

Camila së fundi ka qenë e lidhur me Matthew Hussey.

@tn.lajmelokale
@tetovanews