Ballina Aktualitet Lajme BPRM: Nga 15 maji në qarkullim kartmonedhat prej 10 dhe 50 denarë

BPRM: Nga 15 maji në qarkullim kartmonedhat prej 10 dhe 50 denarë

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) në seancën e sotme solli vendim që prej 15 majit të lëshojë në qarkullim kartëmonedhat prej 10 dhe 50 denarëve.

Siç njoftojnë nga BPRM, në seancë gjithashtu u vendos që të largohen nga qarkullimi kartëmonedhat prej 10 dhe 50 denarëve që janë prodhuar nga 8 shtatorii vitit 1996 ndërsa përdoren akoma.

“Sipas këtij vendimi në ditën kur do të lëshohen në qarkullim monedhat prej 10 dhe 50 denarëve, të përpunuara nga polimeri, monedhat me vlerë të njëjtë që janë në qarkullim nga vitit 1996 do të largohen dhe të njëjtat nuk do të vlejnë për pagesë”, thuhet në njoftimin e BPRM-së.

Këshilli i BPRM-së gjithashtu në seancën e sotme ka vendosur të lëshojë në qarkullim monedha prej 2 denarëve me shenjën “2018”.

Në seancën e sotme të Këshillit të BPRM-së janë rishikuar edhe disa çështje tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews