Ballina Teknologji Bien Telegram dhe Signal në Evropë dhe SHBA

Bien Telegram dhe Signal në Evropë dhe SHBA

Dy prej shërbimeve më popullore të komunikimit, Signal dhe Telegram, patën problemën paraditen e së Hënes.

Telegram nuk aksesohej në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikën e Veriut ndërsa Signal në Evropë, SHBA, Azi dhe Australi.

Një zëdhënës i Telegram konfirmoi problemet me shërbimin ndërsa Signal nuk ofron një indikator të statusit të shërbimit.

Të dy aplikacionet janë rritur në popullaritet për shkak të sigurisë së lartë që ofrojnë dhe enkriptimit të avancuar që përdorin.

Ndërsa janë të shumta aplikacionet që sot ofrojnë enkriptim fundor, Telegram dhe Signal ishin të parët që e implementuan vite më parë. /PCWorld Albanian/

@tn.lajmelokale
@tetovanews