Ballina Lajme Bejta: Taravari mund të përfundojë në burg

Bejta: Taravari mund të përfundojë në burg

Në një reportazh për problemet në komunën e Gostivarit, Al Jazeera trajton pikërisht ato që tangojnë qytetarët e kësaj komune të cilat lidhen me problemet politike përfshirë këtu punën e punësimit e përjashtimit nga vendet e punës e degradimet e ndryshme.

Problemet e shumta në komunën e Gostivarit duket se barën më të madhe e çojnë tek banorët të cilët duhet të përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha në shumë sfera që drejtohen nga pushteti lokal. Kryetari aktual i komunës Taravari ankohet se ka çdo ditë inspeksione të ndryshme nga qeveria dhe se ndihet i bllokuar.

“Inspekcione kemi secilën ditë nga më të ndryshme kontrolle të pushtetit qendrorë gjtihcka që është e keqe nga ana e pushtetit qendrorë të bëj për komunën e Gostivarit jemi të bllokuar nga qeveria”, thotë kështu kryetari aktual i Gostivarit Arben Taravari.

Ndërkohë që ish kryetari Bejta thotë se nëse Taravari nuk punon si duhet e sipas ligjeve, një ditë mund të përfundojë edhe në burg.

“Unë i them Arben Taravarit të punojë sipas ligjit dhe nëse punon sipas ligjit nuk do ketë asnjë problem as edhe në arsim se nëse nuk i respekton të njejtat do të përfundojë dhe aty ku nuk duhet, në burg”, ka thënë kështu ish kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta.