Ballina Aktualitet Lajme AMDI BAJRAM NË KUVEND: JAM I KËNAQUR NGA KRYEMINISTRI POR JO EDHE...

AMDI BAJRAM NË KUVEND: JAM I KËNAQUR NGA KRYEMINISTRI POR JO EDHE NGA MISOVSKI

Deputeti Amdi Bajram nga Lidhja e Romëve ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev që të angazhoj një pjesëtar të komuniteti rom në kabinetin e tij.

Përgjigja e kryeministrit ishte se tani ka të hapur konkurs dhe se muajin e ardhshëm do të angazhoj këshilltar të posaçëm për çështjet rome.

Kryeministri Zaev dëshiroi të përgjigjet edhe për pyetjen e Amdi Bajramit lidhur me ilaçet por në ato momente, fjalimin e kryeministri Zaev e ndërpreu nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, duke thënë se për këtë çështje deputeti ka marrë përgjigje nga ministri i shëndetësisë dhe ka ka thënë se ka mbetur i kënaqur nga përgjigja e tij.
Pas kësaj Amdi Bajram tha se është i kënaqur nga kryeministri por jo edhe nga Misovski. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews