Ballina Argëtim Kuriozitete 50 thënie frymëzuese nga njerëz të famshëm që kanë njohur suksesin në...

50 thënie frymëzuese nga njerëz të famshëm që kanë njohur suksesin në jetë

‘E pamundur” është një fjalë që e gjen vetëm në fjalorin e budallenjve”, ka thënë Napoleoni. Ja çfarë mendojnë për suksesin, disa prej mendjeve më të ndritura dhe njerëz që kanë njohur suksesin në jetë.

1- Njerëzit të cilët mendojnë se dinë çdo gjë janë një bezdi e madhe për ata mes nesh që dinë. -Isak Asimov

2- I grabituri që buzëqesh, fsheh diçka nga vjedhësi. -William Shakespeare

3- Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh. – Napoleon Bonaparti

4- Integriteti nuk ka nevojë për rregulla. -Albert Camus

5- Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm. -Lao Tzu

6- Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla, që bashkohen. – Vincent Van Gogh

7- Frymëzimi ekziston, por ai duhet të të gjejë duke punuar. -Pablo Pikaso

8- Shkruaj kur je i pirë. Redaktoje kur je esëll. -Ernest Hemingueji

9- Nëse do i kisha pyetur njerëzit se çfarë donin, ata do të kishin thënë: “Kuaj më të shpejtë”. – Henry Ford

10- Të gjithë mendojnë të ndryshojnë botën, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten. -Leon Tolstoi

11- Ai që nuk guxon ta rrokë nga gjembi, nuk duhet ta shijojë kurrë trëndafilin. – Anë Brontë

12- Gjithmonë duket e pamundur… deri kur bëhet. -Nelson Mandela

13- Më shumë ligje, më shumë shkelës. -Dr. Thomas Fuller

14- Bëj vetëm atë që të thotë zemra. –Lady Diana

15- Jeta ime ishte më shumë se një përrallë. Kam pasur edhe unë momente të vështira, por për çdo vështirësi që kam jetuar, në fund kam marrë një çmim.-Audrey Hepburn

16- Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm. -Coco Chanel

17- Kuraja është mirësia nën presion. – Ernest Hemingueji

18- Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi. -Albert Einstein

19- Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.- Marilyn Monroe

20- Nuk veprohet drejtë që dikush të të thotë faleminderit, bëhet për principe, për vetveten, për dinjitetin personal. –Oriana Fallaci

21- Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve. -Ellen DeGeneres

22- Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh. -Ualt Disney

23- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh. – Konfuci

24- Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin. – Uinston Churchill

25- Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë. -Uarren Buffet

26- Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato. -Vaibvah Shah

27- Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi. -Dr. Seuss

28– Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Por suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur për mua. Ky është suksesi. -Denzel Uashington

29- Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton. -Mae Uest

30- Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur. -Christopher Reeve

31- Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave. -Albert Einstein

32- Sa shumë shqetësime largon kur vendos të jesh dikush dhe jo diçka.- Coco Channel

33- Nuk shoh asgjë të gabuar në një rrudhë. Është një lloj simboli për guximin. –Iris Apfel

34- Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.- Janis Joplin

35- Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.-Margaret Mazzantini

36- A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë. -Dorothy Parker

37- Vjeshta është një pranverë e dytë, kur çdo gjethe është një lule. -Albert Camus

38- Në fillim gjej faktet, pastaj mund t’i shtrembërosh si të duash. -Mark Tuein

39- Po çfarë është kjo moda e rehatshme? Nëse doni të ndiheni rehat, rrini në shtëpi me pizhama. – Donatela Versaçe

40- Një ditë e keqe për egon tënde është një ditë e madhe për shpirtin tënd. -Jillian Michaels

41- Le të jetë kjo kredoja juaj: Lëre gënjeshtrën të vijë në botë, lëre edhe të triumfojë. Por jo përmes meje. -Aleksandër Solzhenicin

42- Rreziku më i madh për shumicën prej nesh, nuk është se qëllimi ynë është shumë i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot atë, porse është shumë i ulët dhe e arrijmë lehtësisht. -Mikelanxhelo

43- Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja. -Mark Tuein

44- Për suksesin e vërtetë, bëjini veten këto katër pyetje:Pse? Pse jo? Pse jo unë? Pse jo tani? – Xhejms Alen

45- Është e vështirë të dështohet, por më e keqja nga të gjitha është të mos jesh përpjekur kurrë për të patur sukses. -Teodor Ruzvelt

46- Unë s’mund t’ua jap formulën e suksesin, por mund t’iu jap formulën e dështimit, e cila është përpjekja për t’i kënaqur të gjithë. -Herbert Suop

47- Djersa plus sakrificën, është e barabartë me suksesin. -Çarls O. Finli

48- Ju thjesht s’mund të mposhtni dikë që nuk dorëzohet. – Beib Rut

49- Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, dështakët janë gjithmonë duke pyetur, “Çfarë ka aty për mua?”-Brajan Trejsi

50- E pamundur është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve. – Napoleon Bonaparti/

@tn.lajmelokale
@tetovanews