Ballina Argëtim Video/ “Pritja e ëmbël” në familjen Mamaqi, Ami flet për herë të...

Video/ “Pritja e ëmbël” në familjen Mamaqi, Ami flet për herë të parë për shtatzëninë

Moderatorja e njohur Amarda Toska dhe aktori Ermal Mamaqi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Edhe pse muajve të shtatzënisë po u vjen fundi, Ami ka folur për herë të parë lidhur me këtë.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” prezantuesja tregoi se shtatzënia ka shkuar shumë mirë dhe ajo po i shijon momentet e fundit përpara lindjes. Ami tha se ende nuk kanë vendosur për emrin e vajzës por shtoi se kanë disa emra të preferuar për të.

“Ky 14 shkurt kaloi në punë, sepse kur ka festa ne jemi në punë. Ne Shën Valenitin nuk e konsiderojmë si ditën tonë, kur duam dhe kur kemi mundësi dalim dhe festojmë. Shtatzënia më ka shkuar shumë mirë, kur u nis në fillim e shihja si rrugëtim të gjatë dhe tani që po i vjen fundi them sa shpejt kaloi dhe dua t’i shijoj edhe këto momente të fundit. Luhatje humori dhe neps nuk kam patur. Nepsi besoj ka qenë në kohën e prindërve tanë kur mungonin shumë gjëra. Lidhur me emrin e vajzës nuk kemi vendosur ende, kemi disa emra të preferuar por nuk dua t’i them sepse duket sikur e shpall pastaj. Djalit ia kemi vendosur më herët, ndërsa me vajzën akoma s’na e ka bërë klik emri i duhur”, tha Ami./tvklan.al

VIDEO bonus:
Loading...