Ballina Shëndeti Ushqimet që duhet konsumuar për mëngjes

Ushqimet që duhet konsumuar për mëngjes

Nëse keni dilema se çfarë duhet ngrënë në mëngjes, kemi zgjedhur 8 ushqimet më kualitative me të cilat mund të filloni ditën tuaj.

Vezët përmbajnë 13 vlera ushqyese thelbësore, duke përfshirë proteinat. Hulumtimet tregojnë se racioni i mëngjesit i pasur me proteina mbron kundër shujtave jo të shëndetshme gjatë ditës.

Së paku tetë deri në 10 gram të proteinave dhe mundësisht 20 deri në 25 gram proteina jo vetëm që sigurojnë një ndjenjë të ngopjes, por edhe ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore, shkruan “Zëri”.

Kafe

Edhe pse sasia e tepërt e kafes ndikon në sistemin nervor, kafeja e mëngjesit është përplot me antioksidues. Në sasi të moderuar dhe pa qumësht dhe sheqer, kafeja ruan zemrën dhe ngadalëson degjenerimin e aftësive njohëse.

Banane

Ky ushqim i thjeshtë ka fituar një reputacion të keq për shkak se është i mbushur me niseshte dhe kalori. Një banane e madhësisë së mesme është e pasur me fibra, vitaminë C dhe kalium.

Ky kombinim ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut, përcjell “Zëri”.

Grejpfrut

Një tjetër burim i shkëlqyer i vitaminës C. Gjithashtu ofron shumë fibra të cilat ndihmojnë të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë, kurse disa studime sugjerojnë se me ndihmën e këtij fruti mund të përshpejtoni humbjen e peshës.

Fruta mali

Janë përplot me antioksidues, vitaminë C dhe fibra, si dhe përmbajnë pak kalori. Disa studime kanë treguar të kenë vlera anti-kancerogjene, si dhe ndihmojnë në rastin e degjenerimit neurologjik të lidhur me plakjen.

Çaj

Çaji jeshil, i bardh dhe i zi ndihmon kundër disa formave të kancerit, problemeve të zemrës dhe diabetit. Pini atë pa sheqer.

Bollgur

Bollguri është i pasur me fibra prandaj ju bënë të ndiheni më gjatë të ngopur, si dhe ndihmon në rregullimin e kolesterolit.

VIDEO bonus:
Loading...