Ballina Shëndeti Shkencëtarët afër kurës për alergjinë ndaj kikirikëve

Shkencëtarët afër kurës për alergjinë ndaj kikirikëve

Një kapsule me pluhur kikirikësh që ka për qellim parandalimin e alergjisë së rrezikshme ndaj kikirikëve është duke u zhvilluar.

Shkencëtarët kanë thënë se 67% e fëmijëve që konsumojnë doza të kikirikëve pluhur çdo ditë, brenda një kapsule apo të hedhur nëpër ushqime, ishin në gjendje të tolerojnë dy kikirikë pas një viti.

Alergjia ndaj kikirikëve, e cila vetëm në Amerikë prekë miliona fëmijë, mund të shkaktojë reaksione të ndryshme duke filluar nga skuqja e hundës e deri tek problemet me frymëmarrje.

Me vite të tera studiuesit janë munduar që të gjejnë një kurë për këtë alergji dhe kapsula me pluhur kikirikësh është tretmani më i mirë aktualisht.

Megjithatë studiuesit kanë paralajmëruar se një gjë e tillë nuk duhet të provohet në shtëpi./kk/

VIDEO bonus:
Loading...